Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Nov 03, 2015 Zani i Nalte Retrospektivë 0
nga Sheuqet Muka (botuar më 1929)
SURJA E JASINËS[1]
Me emnin e Zotit mprojtës, falës
Jasinë (Ja Sinë)[2] . Për nderë të Kuranit qi asht plot dituni, Ti, me të vertetë je prej pejgambervet të dërguem, je n’udhë të drejtë.[3] Kurani asht nji libër , zhdrypë prej të Lumit qi asht i vetmi ngallnjyes e falës.[4] Me te, do të frigsojsh kët komb qi ka mbetë i hutuem, prej se etnit e tyne s’janë frigsuem me azabë Perendije, nga shkaku se qe prem t’ardhunit e pejgambervet. Shumicës së madhe të tyne i asht konstatue fjala azabë (ndeshkim). Ata nuk besojnë. Na ua kemi vue në qafë pranga, të cilat u kanë dalë në fulqij e u a mbajnë kryet përpjetë.[5] Nau kemi vue prita (perde) para e prita mbrapa, u kemi lidhë syt e kshtu ata s’mund e shohin udhen e drejtë. Asht nji për ta, si i frigsove me frigë të Perendis si s’i frigsove; ata s’besojnë qi s’besojnë. Ti, mundesh me frigsue me ndeshkim Perendije, vetëm ate qi asht ndjekësi i Kuranit e ate qi e dron pa e pa Zotin mprojtës. Nji të tillë, përgëzoje me shpëtim e me shpërblim të mirë.
Na i ngjallim të vdekunit e i shkruejmë secilit punën qi ka ba e veprat qi ka me lanë përmbrapa. Na cdo send e kemi mbajtë në nji libër të kjartë, e kemi shkrue në Leuhi Mahfudhë.
Bjerju atyne për shembull qytetarët e atij qyteti:[6] e din, atij qyteti i kanë pasë ardhë ca pejgamber (lajmtarë) të cuem prej nesh. Na, kuer i u patme cue dy vetë, ata i patne kujtue këta të dy rrenacakë. At-herë na, ata të dy i forcuem me ‘i të tretë. Të tre zbashkut i u patne thanë: “Na jemi cue ndër ju, për me ju ftue.”
Qytetarët i u përgjegjen e u thanë: “Ju s’jeni tjetër vec se njerz sin a. Zoti mprojtës s’ka zhdrypë asnji send. Ju, vec rrenës, s’thoni gja tjetër.”
Mbi këte, pejgambert u zhdrodhen e u thanë : “E din Zot’yn qi u jemi cue ju.[7] Ne s’na përket tjetër përvecse me kumtue në nji mënyrë të kjartë profetsin.”
Qytetarët prap përgjegjën ë thanë: “Ju na keni ardhë me kambë të keqe. Në qoftë se s’hiqni dorë prej sajë, na do të ju vemë peshat. Prej nesh ka për të ju tokue nji ndeshkim i tmerrshëm.
Pejgambert prej këtyne fjalve s’u tundzuen aspak, por i thanë përsri: “Nga shkaku i qyfrit, (i mohimit) e keqja asht ndër ju. Këshillet qi u janë dhanë, vrejtjet qi u janë ba, a për të keq do t’i merrni? Por ju jeni nji komb qi e keni lanë rrugën.”
Në këto fjalë e sipër nget e vjen nji njeri[8] prej skajit të qytetite u thotë:
“O kombi i em, pështetjuni pejgambervet. Pështetjuni këtyne njerzve qi s’kërkojnë prej jush nji shpërblim për thirje qi bajnë, edhe vetë janë n’udhë të drejtë.”
[9] Pse mos t’i falem Atij qi më krijoj? Jut u Ai do të ktheni. Të la ate e të marr idhujt për Zot? Zoti mprojtës, po të dojë me më ba nji të keqe, ndihma e tyne mue s’më ban asnji fije dobi. Ata nuk mund të më pështojnë mue. Atëherë un, me të vërtetë do t’u gjindshe kryekput i bjerrun. Qe un, i besova Zotit t’uej. Më ndigjoni pra tash mue.”[10]
[11] Atij i u tha: “Hin në parrizë!”
Ai mbandej tha: “Kish t’a dinte kombi i em qi më ka falë Perendija e më ka shti mue në mes të mirvet!”
Na mbandej mbrapa, s’ kemi cue ushtarë prej qiellet për zhdukjen e kombit të tij. Na s’jemi qi zhdrypim ushtarë. Atyne u ka mjeftue vetun nji vigëm e tmerrshme, prej së cilës me ‘i herë u fiken si prushi. Dam pra për ata njerz qi tallen me cdo pejgamber qi u vjen!
Ata a s’shofin qi Na, sa breza njerzish kemi zhdukë nga faqja e dheut, në mënyrë qi mos me qenë të zot ndo ‘i herë tjetër me këthye e m’u mëkambë (përtri) ma? S’ka njeri qi në Ditën e Përmbysjes (Kijametit) mos të jet gadi para nesh.
Të dhanunit Na tokës së thatë nji shpirtë të ri nepermes të shiut, të nxjerrunit Na prej sajë kokërr e t’ushqyemit e të mbajtunit e tyne me te, asht nji fakt i gjallë për ta për me njoftë njisin edhe fuqin t’Onë. Na kemi vue në tokë hurmanishta e vneshta dhe kemi qitë prej sajë kroje, qi të hanë e të gëzojnë prej frytit të tyne e prej mundit të krahvet të vet. S’do ta dijnë ende për nderë?
Zot’yn qi krijoj cdo gja prej dy gjinive: si barin qi nxjerrë toka, si njerzit vetë, si edhe ca e ca sende tjera qi s’i dijnë e s’u merr aspak mendja e tyne, asht i dlirët e i paqët prej cilsinavet të meta.
Për ta edhe nata asht nji shej e fuqis s’Onë. Na zhveshim ditën prej sajë. At herë ata me i’herë mbesin n’errsinë. Edhe dielli asht nji shej e fuqis s’Onë, i cili ka për t’u sjellë pajada rreth boshtit të vet deri sa t’ekzistojë bota e most ë jetë prishë rruzullimi. Të rrotulluemit e diellit në kët mënyrë rrjedh prej Zotit qi ka pushtet e dije të plotë. Na edhe për të sjellun të hanës kemi vue ca caqe, e cila në secilin të sjellun të fundit, mbetet si nji gem hurmi i thatë e i lakuem.
As dielli s’mund të i a arrijë hanës, as nata s’mund e kalojë ditën. Secili prej tyne vjen e siellet rreth e rrotull boshtit të vet.
Të ngarkuemit t’Onë etnit e tyne mbrenda nji barke të mbushun, për ata gjithnji asht nji shej e pushtetit t’Onë.
Na, sikuer barken, i u kemi dhanë dhe shum mjete tjera udhtimi. Na, po të dojshim, ata do i mbytshin tue qenë në barkë e kshtu pë rata, at-herë as s’do t’u gjindte shpetimtar as s’do mund të pështojshin ata vetë. Vetëm pse na janë dhimët i pështuem qi të mund te rrojnë deri më nji ditë.
Kuer u thohet: “Ruenu prej kobevet qi keni para e mbrapa qi të pështoni, ata sjellin kryet e s’venë vesh. Këtyne, s’u ka ardhë ndo’i ajet prej ajetevet të Zotit, qi të mos kenë sjellë kryet mbrapa.
Kuer u thohet atyne prej të vorfënvet: ”Epni prej rriskut qi ju ka dhanë Perëndija, të pabesët, me ironi siellen e u thonë myslimanvet: “A t’u apim atyne, të cilvet – sic kujtoni ju – të kishte dashtë Perendija u kishte dhanë e i kish ushqye vete?” Mbi kët myslimanët i u drejtojnë këte përgjegje: “Ju, me të vertetë jeni në nji dam të madh.”[12]
Ata thonë: Në qofshi se jeni të drejtë në fjalen t’uej, na diftoni kuer ka m’u ba ky premtim’ i Kijametit.”
Ata s’presin tjetër vec se nji za të merrshëm, prej të cilit kanë m’u kapë pa pritë e pa kujtue. At-herë ma s’kanë me muejtë as me këshillue kendin as s’kanë me qenë të zot me këthye në familjet e tyne. Të frymën burija e parë e Kijametit, ata me’i herë kanë m’u cue prej vorrevet e kanë me ngam para Zotit të tyne. Kanë me thanë at-herë, por pa dobi: “Të mjerët na! Kush na coj ne prej këtij vendi qi ishim?”
At-here atyne ka për të i u thanë: “Kjo asht ajo Ditë qi ka premtue Zoti falës, ajo Ditë për të cilen kanë lajmue pejgambert qi kanë ardhë.”
Edhe lajmim’ i fundit përbahet vetun prej nji zani të tmerrshëm. At-herë ata me’i herë kanë m’u mbledhë e me dalë para Nesh. Në kët ditë kerkuej s’ka me i u ba nji e padrejtë; vetun për cdo veprim qi keni ba, do të shpërbleheni ase do të ndeshkoheni. Ata qi janë për parrizë, at Ditë me të vertetë kanë me qenë të rrethuem me mija të mirash prej Perendis. Ata e grat e tyne kanë për të qenë nen hijen e selivet të veta; cdo lloj peme ka me qenë gadi për ta e cdo send qitë i u përshkohet nepër mend, me’i herë ka për të i u dalë para e ka për të i u dhanë. Së mbramit, pa ndermjetës, kanë m’u përshndetë edhe prej Zotit falës e atyne qi s’kanë besue u thohet: “Mkatnorë, danu sod prej tyne!”
O të birt e Ademit, a s’ju kam urdhnue e porositë qi mos ju falni djallit, pse ai asht nji anmik kryekrejet i juej e m’u falni mue pse kjo asht e vetmja udhë e vertetë? Ai prej jush, ka nxjerrë shum vetë prej udhet. A s’patët tru qi të mendoni? Qe, ky asht ferri qi ju asht premtue kuer ishit në dynja. Për shkak se keni mohue të vertetën: Zotin e pejgambert, hini pra sod mbrendë!
At Ditë u a vuloj gojën; cë fitim qi të kenë ba, na i thonë ne duert e na i dishmojnë kambët e tyne.
Po të donim, do të i u verbojshim syt, sikuer u a kemi verbuem zemrat, por at-herë si do të mund shifshin me marrë udhë, kuer ata do t’u veshin me nga udhës qi ishin vaditë?
Po të donim do të i u ndërronim fytyren në vend ku ishin, pa muejtë me shkue para e me kthye mbrapa. Kuejdo qi t’i apim jetë të gjatë, në pleqni i a ndryshojmë trajtimin: i a pergulim kryqt. A s’u merr ma vesht rrashta?!
Na s’i kemi mësuem permendsh vjerrsha as s’ka të bajë me te poezija. Fjala qi zbret s’asht tjetër por këshiell, s’asht tjetër por Kur-anë qi asht faret i kjartë. Me te ka me frigsue me ndeshkim Perendije, ate qi ka zemren gjalle. Mohuesavet të vertetës, pse janë si të vdekun, ka me i u konstatue fjala azabë.
A nuk shofin ata nji herë qi Na Vetë me duer t’Ona kemi krijue ca shtazë qi sod i zotnojnë? Keto shtazë i kemi vue nën urdhën të tyne; ni pjesë të tyne e kanë per të hypë e nji pjesë tjetër per të hangër. Ata kanë prej tyne edhe dobina tjera e i u pinë edhe tamlin. As s’i dijnë per nderë gjith këto të mira?
Ata me shpresë se kanë me pasë ndihëm, kanë marrë tjetër kend per Zot. Ata zotën s’kanë aspak fuqi qi t’u ndihmojnë atyne, kuerse ata vetë, n’anë tjetër, janë si me qenë ushtarë per rojen e tyne. At-herë pra, most ë dishprojë Ty faret fjala e tyne. Na e dijmë cdo qi mshehin e cdo qi cfaqin.
A nuk shef nji herë njeriu, qi sa e krijueme prej ujit të derdhun, ai me i herë u suell e u ba nji anmik ballafaqe i Ynë. Ai harroj mënyren e krijimit të vet e tash a cue me na prue deri ne shembull, tue pvetë se:
“Kush mundet me i ngjallë eshtnat e prishun?”
Thuej atij se Ai qi e ka kensue heren e parë njerin, ka pushtet të plotë edhe me e ringjallue dhe Ai e din ma së mirit secilen mënyrë të krijimit. Ai asht qi iu jep zjerm prej drunit të blertë.[13] Ju prej si me’i herë ndezni zjerm.
A s’mundet Zoti Fuqi-plotës qi krijoj tokë e qiellna me krijue si kto edhe tjera? Po, pa dyshim, i a mbërrinë pushteti. Ai asht qi ka krijue cdo send, po Ai Vetë asht qi din me hollsin ma të imten cdo gja. Asht po prej cilsinavet të Tija qi kuer të dojë me krijue nji send, t’i thanmen banu, me’i herë ka per t’u perftue.
I paqët prej cilsinavet të meta asht Fuqi-plotsi Perendi qi zotnon në mënyrë absolute cdo send e ju të gjith tu Ai do të ktheheni.
[1]. Kjo sure sure përfshinë 83 ajete (versete) e pse asht zhdrypë në Meqqe thirret Meqqore.
[2]. Sikuer Tahaja asht emni i Pejgamberit t’onë. Po i dhamë kët kuptim, at-herë do marrë se i asht drejtue Zotnis s’onë Pejgamberit. Me gjith këte mnnd të jet edhe emën i Kuranit.
[3]. Ase je prej pejgambervet qi janë të cuem në udhë të drejtë.
[4]. Pë rata qi s’e besojnë kët, asht i vetmi ngallnjyes e për ata qi e besojnë asht i mshirshëm.
[5]. Ata ma s’i binden arsyes, s’i shtrohen të drejtës as s’e këqyrin me sy.
[6]. Diftoju atyne ngjarjen e ktyne banorvet.
[7]. Fjalija “Zot’yn e din” asht në formë bejet.
[8]. Lajmtarët, pot ë jen ata të madhit Isa, ky qytet asht ai i Antaqjes e ky nieri asht habibi Nexh-xhari.
[9]. Pse i thanë atij: “Ti a je në fe të tyne?” ai i u përgjegj atyne në kët mënyrë.
[10]. Ase m’a ndini imanin t’em e m’u bani dishmitar para Zotit.
[11]. Mbi këto fjalë, kte e mbyten.
[12]. Fraza e fundit ka posibilitet (ngjasë) me qenë u thanun edhe prej të pabesvet.
[13]. Asht emni i dy pemve, të cilat në ferkim me shoqishoqen perftojnë zjermin.
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Oct 19, 2023 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...