Perditësimi i fundit February 12th, 2024 11:51 AM
Nov 05, 2015 Zani i Nalte Aktivitete 0
Asambleja Evropiane e organizatës “Religions for Peace” (RFP – Fetë për Paqen), ka organizuar në Castel Gandolfo, Romë gjatë datave 28 tetor – 1 nëntor 2015 një konferencë ndërkombëtare për dialogun ndërfetar. Tema e këtij takimi me pjesëmarrës të shumtë nga shtete të ndryshme të Evropës, ka qenë “Duke përshëndetur njëri-tjetrin në Evropë: nga frika në besim”.
Në këtë konferencë ndërkombëtare merrnin pjesë 350 të ftuar nga 22 shtete të ndryshme të Evropës, si përfaqësues të komuniteteve fetare, këshillave ndërfetarë, përfaqësues të shoqërisë civile të angazhuar me dialogun ndërfetar, si dhe përfaqësues të forumeve të dialogut ndërfetar për gratë dhe rininë.
Fokusi i këtij takimi ndërkombëtar disa ditor ka qenë se si besime dhe komunitete të ndryshme fetare dhe civile, mund të bashkëpunojnë në ndërtimin e një shoqërie pluraliste dhe paqësore në Evropë, bazuar në pasurimin e diversitetit, frymëzuar gjithashtu dhe nga vlerat e përbashkëta që gjenden në traditat e ndryshme fetare.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është përfaqësuar në këtë konferencë nga Drejtori i Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar Dr. Genti Kruja. Në këtë takim ndërkombëtar merrnin pjesë gjithashtu edhe përfaqësues nga komunitetet e tjera fetare në vendin tonë, si pjesë e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.
Feb 12, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Feb 01, 2024 0
nga Dorian Demetja Komuniteti i myslimanëve shqiptarë ka hyrë në vitin jubilar të 100 vjetorit të themelimit të Medresesë së Tiranës, e cila qysh nga fillimi dhe deri në ditët e...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Nov 30, 2022 0
nga Ledian Cikalleshi Në periudhën moderne dhe post-moderne bashkëkohore familja myslimane përballet me mjaft sfida, të cilat ia vështirësojnë jetesën e fesë me këshillat...