Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Nov 12, 2015 Zani i Nalte Aktivitete 0
Pas disa viteve punë intensive për gjetjen, dixhitalizimin dhe punimin kompjuterik të më se 150 numrave origjinalë të revistës “Zani i Naltë” nga vitet 1923 deri më 1939, me rreth 5.000 faqe gjithsej, botohet e plotë Kolana “Zani i Naltë”.
Revista “Zani i Naltë” është revista e parë zyrtare e Komunitetit Mysliman Shqiptar, themeluar në vitin 1923 menjëherë pas ngritjes së institucionit të KMSH-së, pas Kongresit të parë Mysliman Shqiptar.
Gjatë 16 viteve të jetës së saj, ajo botoi një sërë artikujsh, që dëshmojnë një pasuri të tërë kulturore, nëpërmjet së cilës pasqyrohet dhe niveli i mendimit teologjik shqiptar, gjatë periudhës së postpavarësisë. E gjithë përmbajtja e revistës është një pasuri e madhe kulturore dhe kombëtare.
Studiues të ndryshëm, shqiptarë e të huaj të besimit islam e të besimeve të tjera, me monografi e përmbledhje historike e kulturore, si dhe me studime e artikuj të shumtë në organe shtypi kanë paraqitur analiza dhe konkluzione, duke shprehur vlerësime për kontributin e gjithanshëm që revista “Zani i Naltë” ka arritur gjatë periudhës së viteve 1923-1939.
Duke hulumtuar mbi përmbajtjen e revistës “Zani i Naltë”, vihet re se ajo ka pasur rubrika të shumta, të cilat janë tregues i një materiali të pasur, i një tematike të larmishme dhe informacioni të gjerë, gjë që ka bërë të ndriçojë mbi spektrin e revistës, jo vetëm në aspektin fetaro-islam, por edhe në ata filozofik, moral, letrar dhe sociologjik.
Ky botim prej 10 vëllimesh, vjen si një botim i përbashkët i tre Bashkësive Islame, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë.
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...