Perditësimi i fundit March 17th, 2021 7:07 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku
  • Ndahet nga jeta Prof. Dr. Njazi Kazazi, anëtar i Bordit Editorial të Revistës “Zani i Naltë”
  • Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar: “Roli i edukimit fetar në promovimin e një kulture të përparimit dhe zhvillimit”
  • Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”
  • 30 vjet nga rithemelimi i KMSH-së
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

ISMAIL ANAMALI – mësues atdhetar dhe metodist i shquar (1887-1948)

Sep 23, 2015 Zani i Nalte Gjuhë-letërsi 0


1nga Prof. Dr. Njazi KAZAZI & Dr. Lindita KAZAZI

Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër

Mësues, drejtues shkolle, inspektor arsimi, pjesëmarrës në veprimtari kombëtare, autor tekstesh shkollore, me punën e tij të gjatë në dobi të arsimit dhe shkollës shqiptare, Ismail Anamali duhet të zërë vend nderi në mes të arsimtarëve shkodranë.           

Lindi në qytetin e Shkodrës në vitin 1887. I ati, Ramadan Anamali, ishte me prejardhje nga fshati Shtuf i Anës së Malit dhe ishte vendosur prej kohësh në qytet.

Mësimet e para i mori në vendlindje, në shkollën ruzhdije (qytetëse). Vazhdoi studimet dhe kreu normalen e lartë të Stambollit me rezultate shumë të larta. Nga qeveria turke u caktua për të punuar si mësues në një krahinë të Turqisë, por nuk e filloi punën dhe u kthye në atdhe për të vazhduar këtu një veprimtari të gjerë në dobi të arsimit dhe të shkollës shqiptare.

Punoi në punë të ndryshme në arsim. Në fillim e ka filluar punës në shkollën turke “Nemune i kebir” ose shkolla model dhe që shërbente si shkollë ushtrimore për nxënësit e normales.

Në vitet e para të Pavarësisë, me që ishte ndër mësuesit me normale të plotë, caktohet nga Qeveria e Vlorës si mësues në disa shkolla të ndryshme të Shkodrës.

Në vitin 1913, sapo hapet Shkolla e Parrucës, me drejtues një nga personalitetet e arsimit, Haxhi Haziz Abaz Golemin, emërohet mësues në këtë shkollë.

Image

Shkolla e Parrucës

Me hapjen e Normales së Shkodrës, në mars 1917 me drejtor Gapër Mikelin, fillon punën aty si mësues i gjeografisë. Dokumente të shumta tregojnë për aftësitë shkencore dhe pedagogjike të tij.

Këtë e vërteton një fletore e gjeografisë për klasën e dytë normale prej 89 faqesh e mbajtur nga nxënësi Ragip Gjylbegu, ku duken qartë atësitë shkencore dhe didaktike të Anamalit.

Në vitet 1921-1922 është inspektor i arsimit për Shkodrën.[1]

 Më 1922, së bashku me shumë mësues të tjerë në këtë qytet, mori pjesë në protestat, peticionet dhe demonstratat, deri në hapjen e Gjimnazit të Shtetit. Lajmërimi për hapen e këtij gjimnazi është firmosur edhe nga Ismail Anamali.

Për një kohë të gjatë punon si mësues gjeografie në këtë gjimnaz.

Në vitin 1924 është kryemësues dhe pastaj drejtor i shkollës qytetëse të Parrucës, por gjatë viteve në vazhdim (1925-1929) ka qenë mësues i jashtëm në Medresenë e re.

Një fushë shumë e rëndësishme në dobi të arsimit kombëtar në të cilën kontibuoi Ismail Anamali është pjesëmarrja në veprimtaritë arsimore kombëtare: si në Kongresin Arsimor të Lushnjës të vitit 1920 dhe në kongreset Arsimore të viteve 1922 dhe 1924 ku dha ndihmesën e tij atdhetare, kulturore e shkencore.

 Në këto veprimtari u përvijuan drejtimet kryesore të arsimit shqiptar, u përcaktuan rregulloret, drejtimet themelore të organizimit të arsimit në shkallë vendi.

2Por Anamali nuk ishte vetëm mësues, si shumë kolegë të tij ishte edhe autor tekstesh shkollore. Teksti mësimor “ATDHEU e BOTA”, / Për klasat e treta të shkollave fillore / botuar nga Shtypshkronja “Tirana”, Tiranë 1929. Libri në fjalë prej 47 faqesh është strukturuar me shumë kujdes. Ai përbëhet nga njohuri të ndryshme duke filluar nga “Shkolla dhe bota”, për të vazhduar me qytetet e Shqipërisë dhe për të përfunduar me “Botën e vjetër” dhe “Botën e re”. Është për t’u shënuar kujdesi që ka treguar autori, si didakt i njohur, në aparatin pedagogjik që shoqëron gjithë tekstin me pyetje të ndryshme që janë shumë të studiuara dhe vënë nxënësit në pozita kërkimore. Vihet re sa autori i jep rëndësi të veçantë gjeografisë dhe veçanërisht vendlindjes së tij. Me stil të veçantë, i fut nxënësit në “labirinthin” e një udhëtimi të gjatë, në të cilin zbulohet gjeografia e historia e vendit ku u thotë: “Nxansit e mij të dashtun e mësuat se si bahet udhëtimi në vendin t’onë. E pra, të bajmë së bashku një udhëtim e nji sheti të gjatë. T’a shetisim e t’ashohim Atëdheun t’onë të dashun…”[2] Ose në një rast tjetër shkruhet: “Ditën drejtohemi me diell, natën me Hyllin e Polit e kurdoherë me nderjetësi të busullës” [3]

Në fundin e viteve ’30 punoi si drejtor i Gjimnazit të Shtetit Shkodër dhe tregoi aftësitë pedagogjike, shkencore dhe atdhetare dhe punoi pranë kolegëve më në zë të Shkodrës.[4]

“Një ish-nxënës dhe më vonë koleg i tij, Prof. Dr. Jup Kastrati, tregon se Ismail Anamali ishte mësues me kulturë të gjerë, mësimet e gjeografisë shpesh i plotësonte me shënime dhe fakte të reja nga literatura që studionte dhe konsultonte. Ishte burrë serioz, fjalëpakë, me autoritet, nderohej dhe respektohej nga kolegët dhe nxënësit”.

Për këtë veprimtari të gjatë atdhetare, arsimore, shkencore me rastin e 70-vjetorit të Gjimnazit të Shtetit, 1992, iu dha titulli “Mësues i Popullit” (Pas vdekjes).*

* Botuar në revistën “Zani i Naltë”. nr. 11 (164), prill, maj, qershor 2015, f. 88-90.

[1]. AQSH, Fondi 668, Dosja 3, Fleta 1-2, viti 1920.

[2]. Ismail Anamali, Atdheu e bota, për klasat e treta të shkollës fillore/Miratuar nga Ministria e Arsimit / Shtypshkronja “Tirana”, Tiranë, 1929, f. 32.

[3]. Po aty, f. 14.

[4]. Islam Dizdari, Mësuesi dhe politika, Kumtesë, 07. 03. 1992, ku përmend edhe Ismail Anamalin.

3 4

Share

  • tweet
E vërteta, drejtësia dhe durimi, ky është shpëtimi! Psikiatria në historinë islame

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku
    Promovohet libri “Kurora mbi krye të...

    Mar 17, 2021 0

  • Ndahet nga jeta Prof. Dr. Njazi Kazazi, anëtar i Bordit Editorial të Revistës “Zani i Naltë”
    Ndahet nga jeta Prof. Dr. Njazi Kazazi,...

    Mar 10, 2021 0

  • Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar: “Roli i edukimit fetar në promovimin e një kulture të përparimit dhe zhvillimit”
    Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar:...

    Feb 28, 2021 0

  • Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”
    Botohet libri “Kurora mbi krye...

    Feb 18, 2021 0

Me shumë në këtë kategori
  • Një ngjarje “e rastësishme”
    Një ngjarje “e rastësishme”

    Nov 03, 2020 0

  • Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër
    Ferit Mustafa Vokopola përmes një...

    Oct 26, 2020 0

  • Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare
    Historiku i revistave si historishkrim...

    Jul 10, 2020 0

  • Ligjërimi që u bë gurkyç i fetarisë
    Ligjërimi që u bë gurkyç i

    Nov 21, 2019 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku

Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos

Mar 17, 2021 0

  Departamenti i Shkencave Islame, Bedër në bashkëpunim me Klubin Studentor të “Mendimit, Kulturës dhe Artit Islam” zhvilluan sot më datë 17.03.2021, Seminarin e IX “Kur...
Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar: “Roli i edukimit fetar në promovimin e një kulture të përparimit dhe zhvillimit”

Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar: “Roli i...

Feb 28, 2021 0

Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”

Botohet libri “Kurora mbi krye të...

Feb 18, 2021 0

Zhvillohet Simpoziumi i X Ndërfetar “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19”

Zhvillohet Simpoziumi i X Ndërfetar “Besimet...

Dec 16, 2020 0

Studime

Misteret e thesarit të Vrapit të Tiranës

Misteret e thesarit të Vrapit të Tiranës

Jan 15, 2021 0

nga Hysen Kobellari  Abstrakt Vetëm përmendja e emrit “Thesar” zgjon te njeriu ndjenja nga më të çuditshmet, nga më interesantet… Veçanërisht kur ndërthuren vlera...
Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

Familja në kontekstin e dinamikave globale

Familja në kontekstin e dinamikave globale

Dec 02, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë

Dec 06, 2020 0

nga Dok. Klodjan Shaqiri[1] Dr. Matilda Likaj Shaqiri[2] Abstrakt Fluksi i të rinjve si një forcë pune jashtë Shqipërisë reflekton me mungesat e dinamizmit të popullsisë dhe...
Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në dialog ndërcivilizues

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit...

May 16, 2019 0

Rëndësia e dialogut ndërfetar në marrëdhëniet ndëretnike të shoqërisë së Maqedonisë

Rëndësia e dialogut ndërfetar në...

Feb 23, 2019 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (31)

Me te lexuarat

  • Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku
    Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me...

    Mar 17, 2021 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku
    Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me...

    Mar 17, 2021 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku
  • Ndahet nga jeta Prof. Dr. Njazi Kazazi, anëtar i Bordit Editorial të Revistës “Zani i Naltë”
  • Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar: “Roli i edukimit fetar në promovimin e një kulture të përparimit dhe zhvillimit”
  • Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”
  • 30 vjet nga rithemelimi i KMSH-së

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al