Perditësimi i fundit March 17th, 2021 7:07 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku
  • Ndahet nga jeta Prof. Dr. Njazi Kazazi, anëtar i Bordit Editorial të Revistës “Zani i Naltë”
  • Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar: “Roli i edukimit fetar në promovimin e një kulture të përparimit dhe zhvillimit”
  • Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”
  • 30 vjet nga rithemelimi i KMSH-së
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Ngazëllim në përkujtim të Krenarisë së Njerëzimit, Profetit Muhamed a.s.

Apr 27, 2015 Zani i Nalte Aktivitete 0


PROGRAMI-FESTIV-2015-1

Mijëra qytetarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e më gjerë, u bënë pjesë e rogramit festiv në përkujtim të Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të), organizuar për të dhjetin vit radhazi nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Fondacioni Kulturor e Arsimor “Sema”.

Mijëra besimtarë, pjesa më e madhe të rinj e të reja, mbushën paraditen e sotme sallën e Pallatit të Kongreseve në nderim e vlerësim të njeriut që i Madhi Zot e zgjodhi shembull të përsosmërisë.

PROGRAMI FESTIV 2015 (11)Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, duke folur për personalitetin që la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e historisë njerëzore, u shpreh se në çdo vend ku përmendet emri i tij, mbushet plotë dritë, mëshirë e dashuri dhe se përkujtime të tilla nuk janë ditë të thata përkujtimi, por janë ditë prove të moralit tonë individual dhe shoqëror përballë moralit të Profetit tonë, Muhamedit (a.s).

“Sot jemi mbledhur të gjithë së bashku nën çatinë shpirtërore të më të dashurit të Zotit dhe të gjithë universit, jemi mbledhur nën atmosferën shpirtërore të përvjetorit të lindjes së Profetit Muhamed, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të! Ne besojmë se çdo vend ku përmendet emri i tij, mbushet plotë dritë, plot mëshirë e plot dashuri”, tha Kryetari Bruçaj.

Ai bëri thirrje për paqe e dashuri dhe tha se dashuritë e mëdha kërkojnë shpirtra të përkushtuar dhe i Dërguari i Zotit ishte shpirti më i përkushtuar.

“I Dërguari i Zotit na fton të jetojmë dhe të dhurojmë jetë. Na thërret të gjallërojmë njeriun dhe njerëzimin. Mesazhi i profetëve është jeta, të jetosh dhe t’i bësh të tjerët të jetojnë. Por fatkeqësisht, sot në botë, në shumë vende shohim vetëm grindje, përleshje, dhunë e mizori. Dhuna nuk është rruga jonë. Ekstremizmi nuk është rruga jonë. Radikalizmi nuk është rruga jonë.  Kjo nuk është rruga jonë, kjo nuk është as rruga e Zotit, dhe as e  të Dërguarit të Zotit. Profeti predikoi vetëm paqe dhe dashuri, rruga e tij është rruga e jetës, e dashurisë; rruga drejt unitetit për një jetë të paqtë dhe në harmoni me njëri-tjetrin, ndaj le të respektojmë kujtimin e Profetit (a.s), e të ringjallim mes nesh dhembshurinë, mëshirën dhe respektin”, nënvizoi z. Bruçaj.

PROGRAMI FESTIV 2015 (12)Fjalë përshëndetëse mbajti edhe kreu i bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili i shpreh se ne kemi një trashëgimi të vyer si ajo që na la Profeti Muhamed.

“Për profetin tonë janë shkruar miliona faqe dhe vazhdojnë të shkruhen miliona të tjera. Kur e cilësojnë atë si “Krenaria e Njerëzimit”, kemi parasysh se çdo veti e vyer e tij është trashëgimi e çmuar jo vetëm e gjenezës sonë, por edhe e brezave të sotëm dhe atyre të nesërm myslimanë”, theksoi z. Brahimaj.

Kur’ani, ilahitë dhe pjesët e zgjedhura poetike të përcjella me mjeshtëri nga emrat e njohur të skenës dhe ekranit: Reshat Arbana, Dritan Boriçi, Sokol Angjeli, Adriana Tolka, Sidrit Bejleri, Kastriot Tusha, Olta Boka, Marsela Shahu, Memela Alia, Aulona Hadroj, Era Domi, Gabriel Uku, Xhana Ahmetaj, Marsela Shahu, Selma Fejzullahu, Ingrit Jushi, shoqëruar nga kori i bashkuar i medreseve, ngritën peshë zemrat e të pranishmëve, të cilët nuk i kursyen për asnjë çast duartrokitjet e tyre të ngrohta.

Programi, i realizuar për të 10-tin vit radhazi, erdhi si zakonisht nën regjinë e z. Agron Hoxha dhe udhëheqësit artistik, mjeshtrit të merituar, Kujtim Alia.

Respekti e nderimi i manifestuar në këtë program, shpalosën edhe një herë dashurinë për Mëshirën e Dhuruar, një ndjenjë e pastër e ngulitur thellë në zemrat e në shpirtrat e myslimanëve shqiptarë.

Pjesë e programit ishte edhe një  panair me produkte të ndryshme si: ushqime, libra, punime artistike, etj., të ardhurat e të cilit do të shkojnë në ndihmë të familjeve në nevojë, si dhe një ekspozitë me foto të personaliteteve të shquara shqiptare të kulturës islame, si dhe foto të vjetra të dy vendeve të shenjta, Meke dhe Medine.

Në këtë organizim festiv morën pjesë Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, Ministri i Mirëqenies Sociale, z. Erjon Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha, kreu i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Ilir Hoxholli, Prefekti i Tiranës, z. Sadi Vorpsi, deputetë, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, ambasadorë të akredituar në Tiranë, akademikë, shkrimtarë, artistë dhe të përfaqësues të botës së artit dhe kulturës nga Shqipëria dhe hapësira mbarëshqiptare.

Programi i plotë do të transmetohet në orën 18:30 në RTSH.

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË KMSH-SË, Z. SKENDER BRUÇAJ

25 Prill 2015

PROGRAMI FESTIV 2015 (15)

PROGRAMI FESTIV 2015 (17) PROGRAMI FESTIV 2015 (4) PROGRAMI FESTIV 2015 (3)  PROGRAMI FESTIV 2015 (5) PROGRAMI FESTIV 2015 (6)    PROGRAMI FESTIV 2015 (10)  PROGRAMI FESTIV 2015 (9) PROGRAMI FESTIV 2015 (13) PROGRAMI FESTIV 2015 (14)

PROGRAMI FESTIV 2015 (8)PROGRAMI FESTIV 2015 (7)

Share

  • tweet
Ekspozita “Në gjurmët e dijetarëve të shquar myslimanë shqiptarë” Dokumentari i plotë kushtuar Haxhi Vehbi Dibrës (HD)

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku
    Promovohet libri “Kurora mbi krye të...

    Mar 17, 2021 0

  • Ndahet nga jeta Prof. Dr. Njazi Kazazi, anëtar i Bordit Editorial të Revistës “Zani i Naltë”
    Ndahet nga jeta Prof. Dr. Njazi Kazazi,...

    Mar 10, 2021 0

  • Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar: “Roli i edukimit fetar në promovimin e një kulture të përparimit dhe zhvillimit”
    Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar:...

    Feb 28, 2021 0

  • Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”
    Botohet libri “Kurora mbi krye...

    Feb 18, 2021 0

Me shumë në këtë kategori
  • Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku
    Promovohet libri “Kurora mbi krye të...

    Mar 17, 2021 0

  • Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar: “Roli i edukimit fetar në promovimin e një kulture të përparimit dhe zhvillimit”
    Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar:...

    Feb 28, 2021 0

  • Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”
    Botohet libri “Kurora mbi krye...

    Feb 18, 2021 0

  • Zhvillohet Simpoziumi i X Ndërfetar “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19”
    Zhvillohet Simpoziumi i X Ndërfetar...

    Dec 16, 2020 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku

Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos

Mar 17, 2021 0

  Departamenti i Shkencave Islame, Bedër në bashkëpunim me Klubin Studentor të “Mendimit, Kulturës dhe Artit Islam” zhvilluan sot më datë 17.03.2021, Seminarin e IX “Kur...
Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar: “Roli i edukimit fetar në promovimin e një kulture të përparimit dhe zhvillimit”

Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar: “Roli i...

Feb 28, 2021 0

Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”

Botohet libri “Kurora mbi krye të...

Feb 18, 2021 0

Zhvillohet Simpoziumi i X Ndërfetar “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19”

Zhvillohet Simpoziumi i X Ndërfetar “Besimet...

Dec 16, 2020 0

Studime

Misteret e thesarit të Vrapit të Tiranës

Misteret e thesarit të Vrapit të Tiranës

Jan 15, 2021 0

nga Hysen Kobellari  Abstrakt Vetëm përmendja e emrit “Thesar” zgjon te njeriu ndjenja nga më të çuditshmet, nga më interesantet… Veçanërisht kur ndërthuren vlera...
Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

Familja në kontekstin e dinamikave globale

Familja në kontekstin e dinamikave globale

Dec 02, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë

Dec 06, 2020 0

nga Dok. Klodjan Shaqiri[1] Dr. Matilda Likaj Shaqiri[2] Abstrakt Fluksi i të rinjve si një forcë pune jashtë Shqipërisë reflekton me mungesat e dinamizmit të popullsisë dhe...
Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në dialog ndërcivilizues

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit...

May 16, 2019 0

Rëndësia e dialogut ndërfetar në marrëdhëniet ndëretnike të shoqërisë së Maqedonisë

Rëndësia e dialogut ndërfetar në...

Feb 23, 2019 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (31)

Me te lexuarat

  • Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku
    Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me...

    Mar 17, 2021 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku
    Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me...

    Mar 17, 2021 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku
  • Ndahet nga jeta Prof. Dr. Njazi Kazazi, anëtar i Bordit Editorial të Revistës “Zani i Naltë”
  • Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar: “Roli i edukimit fetar në promovimin e një kulture të përparimit dhe zhvillimit”
  • Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”
  • 30 vjet nga rithemelimi i KMSH-së

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al