Perditësimi i fundit March 17th, 2021 7:07 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku
  • Ndahet nga jeta Prof. Dr. Njazi Kazazi, anëtar i Bordit Editorial të Revistës “Zani i Naltë”
  • Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar: “Roli i edukimit fetar në promovimin e një kulture të përparimit dhe zhvillimit”
  • Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”
  • 30 vjet nga rithemelimi i KMSH-së
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Tefsiri i sure-i Ihlasit (i tevhidit) (*)

Aug 04, 2014 Zani i Nalte Retrospektivë 0


ali korcanga Hafiz Ali Korça

Këjo sure përshtjellë shtyllat ma të forta qi pegamberlliku i Muhammed Mustafajt për mbi ato asht ngrehun te cillat janë tri:

I-       Shtylla e parë t’a njitosh t’a dlirtç Zotin nga të metat e çfarësive (sifate) q’i pështetin bota. Këjo quhet Tevhid.

II-    Të vendosç gjith kufitë për me punue punët e me u rujt nga të këqijat. Ky kufizim quhet SHERIAT.

III-Janë gjindjet e pësimet e shpirtit te cilat kanë me ngja mbas ringjalljes, si shpërblim mirësije e keqësije e tj. Këjo quhet Iman bilgajb.

Shtylla e parë (Tevhidi e tenzihi) njituemja e delirtja qi me anën e të cillës Arabët do të qitshin nga shiqri e tshbihi d.m.th. do të shpëtojshin nga besimi i disa perëndish dhe nga e përgjasmja ZOTIN e vërtet në figurat e krijueme. Ja këjo asht ma e madhja shtyllë qi mbi atë pështetet besimi (Imani) e cila kishte, me i ftue si Myshriqët e Arabisë ashtu dhe libër-patsit fetare t’atjeshëm edhe gjith botën me e njituem Zotin e math. Këjo sure qi përmban vetëm nji rresht fjalë ka katër ajete. Këjo surë asht fort e shkurtë por si merret vesht mbas haditheve barasonet me nji të tretën e Kur-anit. Dihet fort çiltaz e sigurisht se aji qi e kupton mana-ne[1] e Ihlasit si lypset, aji qi hyn mbrenda në thelbit të kësajë sures me nji kuptim të thellë e të pa dyshiçim nuk i mbetet nevojë për të tjerat, por edhe në këndoft ajetet e tjerë të tevhidit i këndon vetëm e vetëm për me e zgjanue ditunin e parë.

ZOTI i vërtetë n’ajetin e parë urdhëron (……..) O i dashuni im i ndershmi i dërgueshmi im Muham-med! Thuej se lajmi qi po ju jepet asht nji lajm i vertet’ i forcuem me dishmija të sakta. Nd’ ajetin e dytë urdhëron (……..) Zoti asht nji i vetëm. S’asht i përziem nga trupet e ndryshëm. Nuk asht as landë as nga rranjët të ndryshme të pa landshme ashtu si po e pandehin disa zot feshe tue thanë se Zoti ka dy rranja a Zoti ka tri rranja e i perzijnë të cillat i numrojn nji. Por njeriu u mentoka s’u mentoka si dyja ashtu edhe trija janë shumë, pra kurrë kurrë s’bahen nji.

Përse Zoti asht i vetëm nji e jo i përziem?

Se gjith ata qi kanë ment në krye’ janë të kuptueshim’ i thonë vehtes intelektuel dhe inteligjen janë dakord’ gjith janë në nji gojë tue thanë se krijuesi i gjithsis asht Zoti i vërtet i cilli qenjen’ndodhmenin e ka prej vetvehtes (!) dhe për me e pat ndodhmenin prej vetvehtes mbas mendjes të kthiellt vetvehtja e tij të jetë i vetëm (Vehdeti Dhat). Vetvehtja e tij të ishte shumicë duhesh t’ish i përzie edhe t’ish i përmbledhun prej shumë copash. Ahere as këjo përmbledhja e shumicës nuk mundet të quhet krijues e ZOT as këto copët nuk munden të quhen zotna me vehte. Sepse të gjitha janë të krijueshme.

Edhe ndrydhet e kësajë gjithësis (Zerr-rrati qainat) sa na i merr mendja, sa na i ndjejnë e na i kuptojnë pes ndjenjat t’ona, qi të gjitha janë futun në nji rregullim të mbarueshim edhe ashtu jana lidhun njena me tjetrën sa mendjet ma të nalta e ma të fellta habiten. Pra edhe këto sende na tregojn se Zoti, krijuesi asht nji i vetëm. Sa për fjalët qi thuhen se ZOTI asht prej dy ranjësh a prej tri rranjësh, këto s’janë tjatër veç se hajalate (Imazhinazione) të kota.

Për me i besuem këto pralla si thotë M. Geuteja duhet me i qit trutë krejt.

ZOTI ndër ajetin e dytë urdhëron: (……..) Gjith nevojat i sillen e i pështeten vetëm ZOTIT. SAMED i thuhet nji zotnije qi për me i ba ballë nevojavet të sikushit q’i sillet e i peshtetet ati, fjala SAMED asht nji fjalë aq shumë kutpim-përmbledhëse sa njeriut për atë mëjtim q’ushqen pa hequr as pak mundim e merzi gjith qëllimet e tija ja mbush. Ky ajet pa na tregon se të gjitha të shkakëtuemet (Mysebebat) ZOTIT i pështeten edhe ç’do gja në këtë jetë (Meuxhudat) të gjitha janë të krijuëmet e tija. Njeriu e me (esbabet) me veglat e shkaqet mbas fuqisë të vet dyke u pështet në ndihmën e ZOTIT punon nji punë edhe për mbarimin t’i siellet e ti pështetet vetëm ZOTIT. Nevojari duhet t’i përfshijë shkaqet e veglat e përkatëshme pastaj t’i sillet ZOTIT drejt për së drejti e t’i kërkojë ndihmë pa ndërmjetsue askushin, se ZOTI asht i vetmi zgjedhësi i punës vetëm ay t’a kryen atë punë qi s’ta kap as fuqija as mendja t’ate. ZOTI me fjalën SAMED po thërret njerzin që t’i luten ati drejt për së drejti e jo si kujtojshin myshriqet arab të cilët, kur do ti luteshin ZOTIT ndërmjetësojshin putnat si urdhënon ZOTI në Sure-i Tenzil: Kur u thuhesh myshriqevet të cillët kishin adoptue putnat miq edhe ndërmjetës, :(Përse u faleni putnavet?) ata përgjegjeshin: (na nuk i falena putnavet se po i njohim si perëndi po u falena se ata shtatet të ndërmjetësohen te ZOTI i math e kështu të na afrojnë ma tepër).

Në Buhar-i sherif ashtu dhe në shifa i shifet ky Hadith: (Mas vdekjes t’ime mos ma adoptoni vorrin t’em si pute. Mos më njihni Zot. Mos m’u falni. ZOTI i ka mar në gazeb ata kombe qi vorrin e profetevet të vet e paten adoptue falisht e u faleshin si i faleshin ZOTIT.) Ndodheshin shumë njerës qi njifnin nji fe edhe ata përfaqe të zez kujtojshin se kryetarët e tyne gjoja pranë ZOTIT paskan nga nji gradë të madhe edhe me ndërmjetësin e tyne paskan me i mërrit qëllimit dhe dishirit të vet edhe kështu sikur gjindeshin gjallë ashtu edhe mbas vdekjes së tyne u shkojshin nepër vorre dhe u rrinin më kamb e u luteshin si u luteshin ZOTIT të vërtet. Ngaj ky shkak i madhi profet nga ky adoptim po na largon. Njeriu kur e kupton nji çeshtje duhet me pyet të kuptueshmin edhe me i kërkue dishmite e sakta e jo me punue kuntra qitabit të ZOTIT e kundra urdhënit të pejgamberit.

ZOTI me fjalën e parë t’ajetit të tretë urdhëron (……..) dhe e pastron vehten e vet nga pjellja edhe na tregon mendjen e kalbët t’atyne qi thonë se ZOTI ka birë e bija sikundër thojshin myshriqet e arabisë dhe Hindjanët etj.  Edhe me këtë fjalë na difton se ZOTI po të kish bir e bija duhesh të pillte d.m.th. duhet të çilesh e të mbylles. Pjellja rrjedh prej ati të gjallti qi ka mizaxh (melange) dhe ay qi ka mizaxhe asht i përzie prej copnash edhe siç di i përziem së fundi ka me u çkrie, ka me u fik edhe me u shduk krejt. Por ZOTI i vërtet nga këto asht i pastër ZOTI me fjalën e dytë (……..) të këtij ajeti të tretë na tregon çeltazi se janë krejt të kota fjalët e atyne qi pandehshin tue thanë se ZOTI ka bir, edhe ajy asht ZOT si i ati, duhet me i u fal birit ashtu si atit të vetë. Pale disa tue kalue kufinin thojshin se ZOTI ka edhe nji mëmë fuqi plotë. (Hasha). Themi i pjelli asht i çpikun edhe ka një melange (Mizaxh) fundi i fundit domosdo ka me u çkrie e me u çduk. Hindjanët Budist thonë se ati me gjith birin e vet janë ezeli, eternel (pa misje) vetvetiu, janë të ndodhçin e të qenshim të cillat s’mundet me i pranue mendja e shëndoshtë.

ZOTI n’ajetin e katertë (……..) urdhënon edhe na largon prej atyne besimeve të kalbëta e të shkretueme qi ushqejshin myshriqet. ZOTI na urdhëron se nuk ka asnji përngjases, asnji shoq qi t’i shëmbëllej në punët edhe në fuqitë të vet ashtu si besojshin Mexhusitë tue thanë se edhe dreqi ka nji fuqie ndër vehte si ZOTI (Hasha). Ky ajet gjith shirqet, gjith shoqënitë e gjith besimet e kota i shporr dhe me këtë ajet ngref gjith rregullat rranjore të njisisë e pastrisë të madhësis të ZOTIT.

Thuhet se kjo Sure fshtjell dhe pes’ ajete.[2]

* Myfes-siret thonë se, sebepi i zbritjes asht ky: Myshriqet Zotin e besofshin se mos asht prej gruesh të pa ç’mueshim a prej metalesh. Pra kur u pyet pejgamberi se ZOTI prej se asht, zbriti këjo sure e cila e deliri ZOTIN nga besimet e kota të tyne.

[1] Kuptimin.

(!) Persisht Zotit i thuhet Hudaj – Hud-aj i arthshim i qençim vetvetiju, Arabisht i thuet Vaxhibulvu-xhud – doemos gjindjen e ka vetvetiu.

[2] Artikull i Hafiz Ali Korçës i marrë nga revista “Zani i Naltë”, nr. 3, viti I, 1923, fq. 67 – 74.

Share

  • tweet
Karakteristikat e stilit kryesor të literaturës boshnjake të shkruar me shkrimin arab Komunikimi përmes objekteve të kultit Islam në Shqipëri

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku
    Promovohet libri “Kurora mbi krye të...

    Mar 17, 2021 0

  • Ndahet nga jeta Prof. Dr. Njazi Kazazi, anëtar i Bordit Editorial të Revistës “Zani i Naltë”
    Ndahet nga jeta Prof. Dr. Njazi Kazazi,...

    Mar 10, 2021 0

  • Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar: “Roli i edukimit fetar në promovimin e një kulture të përparimit dhe zhvillimit”
    Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar:...

    Feb 28, 2021 0

  • Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”
    Botohet libri “Kurora mbi krye...

    Feb 18, 2021 0

Me shumë në këtë kategori
  • Vëllazërimi dhe barazimi n’islamizëm
    Vëllazërimi dhe barazimi...

    Dec 27, 2020 0

  • Ç’asht Kur’ani?
    Ç’asht Kur’ani?

    Oct 11, 2020 0

  • Duhet përkrahur feja
    Duhet përkrahur feja

    May 11, 2020 0

  • Parathanë e qellim (1923)
    Parathanë e qellim (1923)

    Jan 24, 2020 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku

Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos

Mar 17, 2021 0

  Departamenti i Shkencave Islame, Bedër në bashkëpunim me Klubin Studentor të “Mendimit, Kulturës dhe Artit Islam” zhvilluan sot më datë 17.03.2021, Seminarin e IX “Kur...
Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar: “Roli i edukimit fetar në promovimin e një kulture të përparimit dhe zhvillimit”

Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar: “Roli i...

Feb 28, 2021 0

Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”

Botohet libri “Kurora mbi krye të...

Feb 18, 2021 0

Zhvillohet Simpoziumi i X Ndërfetar “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19”

Zhvillohet Simpoziumi i X Ndërfetar “Besimet...

Dec 16, 2020 0

Studime

Misteret e thesarit të Vrapit të Tiranës

Misteret e thesarit të Vrapit të Tiranës

Jan 15, 2021 0

nga Hysen Kobellari  Abstrakt Vetëm përmendja e emrit “Thesar” zgjon te njeriu ndjenja nga më të çuditshmet, nga më interesantet… Veçanërisht kur ndërthuren vlera...
Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

Familja në kontekstin e dinamikave globale

Familja në kontekstin e dinamikave globale

Dec 02, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë

Dec 06, 2020 0

nga Dok. Klodjan Shaqiri[1] Dr. Matilda Likaj Shaqiri[2] Abstrakt Fluksi i të rinjve si një forcë pune jashtë Shqipërisë reflekton me mungesat e dinamizmit të popullsisë dhe...
Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në dialog ndërcivilizues

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit...

May 16, 2019 0

Rëndësia e dialogut ndërfetar në marrëdhëniet ndëretnike të shoqërisë së Maqedonisë

Rëndësia e dialogut ndërfetar në...

Feb 23, 2019 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (31)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku
  • Ndahet nga jeta Prof. Dr. Njazi Kazazi, anëtar i Bordit Editorial të Revistës “Zani i Naltë”
  • Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar: “Roli i edukimit fetar në promovimin e një kulture të përparimit dhe zhvillimit”
  • Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”
  • 30 vjet nga rithemelimi i KMSH-së

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al