Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Apr 24, 2014 Zani i Nalte Aktivitete 0
Me rastin e 101 vjetorit të ndërrimit jetë të dijetarit të shquar H. Ali Ulqinaku, më 23 prill 2014, në mjediset e Bibliotekës së qytetit në Lezhë, Myftinia Lezhë në bashkëpunim me bashkinë e këtij qyteti, organizuan një veprimtari shkencore në përkujtim të jetës së personalitetit të shquar, Mësuesit të Popullit, përkthyesit dhe studiuesit Hafiz Ali Ulqinaku.
Në sesionin shkencor “Hafiz Ali Ulqinaku – Mësues i popullit dhe Qytetar Nderi i Lezhës” morën pjesë përfaqësues të lartë të KMSH-së, pushtetit vendor, studiues, akademikë, shkrimtarë, mësues, familjarë dhe dashamirës të mësuesit të nderuar Hafiz Ali Riza Ulqinaku të ardhur nga Ulqini, Shkodra, Lezha dhe Tirana.
Programi i moderuar nga kryetari i Bashkisë Lezhë z. Viktor Tusha ishte i pasur me kumtesa shkencore, ku studiues të shumtë folën për rolin dhe kontributin e shquar si patriot, gjuhëtar dhe personalitet me vlera të veçanta të H. Ali Ulqinakut, si dhe u theksuan aftësitë e tij gjuhësore, letrare, studimore, dhe shfrytëzimi i këtyre aftësive në shërbim të shoqërisë dhe kombit shqiptar. Kumtesat hidhnin dritë gjithashtu mbi vlerën leksikologjike, gjuhësore, dialektologjike dhe sociologjike të fjalorëve të tij.
Aktiviteti është hapur me përshëndetjet e kryetarit të bashkisë z. Viktor Tusha dhe nënkryetarit të KMSH-së H. Gazmend Aga. Ndër studiuesit dhe akademikët e shumtë që mbajtën kumtesa ishin Prof. Dr. Mark Vuji me temë “Jeta dhe vepra e lavdishme e Hafiz Ali Ulqinakut”, Prof. Dr. Musa Kraja me temë “Personaliteti social-pedagogjik i Hafiz Ali Ulqinakut”, studiuesi nga Ulqini Sutki Malohoxha me temë “Hafiz Aliu-në këndvështrimin Ulqin-Shkodër-Lezhë”, Prof. Dr. Tonin Çobani me temë “H. Ali Ulqinaku, rilindësi i fundit midis Ulqinit e Lezhës”, si dhe studiues dhe personalitete të tjera të artit dhe kulturës të cilët përshëndeten këtë aktivitet.
Në këtë aktivitet kanë mbajtur nga një kumtesë edhe myftiu i Lezhës H. Erton Yzeirllari me temë “Jeta dhe aktiviteti i Hafiz Ali Ulqinakut në dritën e dokumentave dhe fakteve historike”, si dhe myftiu i Ulqinit H. Ali Bardhi me temë “Çështja e Mevludit si tekst shkollor e vlerë kombëtare për gjuhën shqipe”.
Nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë merrnin pjesë krahas nënkryetarit H. Gazmend Aga, Drejtori i Kulturës z. Genti Kruja, Drejtori i Haxhit z. Hamdi Curri dhe intelektualë myslimanë nga Ulqini, Shkodra dhe Lezha.
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...