Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Apr 07, 2014 Zani i Nalte Aktivitete 0
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Drejtoria e Kulturës, pas një pune të gjatë, në bashkëpunim me Bibliotekën e qytetit Shkodër dhe disa studiues, ka arritur të digjitalizojë të plotë revistën “Zani i Naltë” (1923-1939). Vlen të theksohet se para kësaj pune është digjitalizuar edhe revista “Kultura Islame (1939-1946).
KMSH prej kohësh kishte nisur një punë të gjatë kërkimi të burimeve të më se 150 numrave origjinalë të revistës “Zani i Naltë” (1923-1939) me rreth 5.000 faqe. Kështu pas gjetjes dhe verifikimit të këtyre numrave, është bërë i mundur skanimi i plotë i kolanës 16 vjeçare të revistës “Zani i Naltë”. KMSH me këtë rast falënderon në mënyrë të veçantë Bibliotekën e qytetit Shkodër, drejtorin e saj z. Gjovalin Çuni për mundësinë dhe lehtësinë që ka treguar në skanimin e shumicës së kolanës, si dhe punonjësen e palodhur të bibliotekës znj. Sidita Halluni. Një kontribut të veçantë kanë gjithashtu Dr. Hasan Bello dhe z. Ferit Hafizi, për sigurimin e numrave që i mungonin bibliotekës.
Revista “Zani i Naltë” është revista e parë zyrtare e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, themeluar në vitin 1923 menjëherë pas ngritjes së institucionit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, pas Kongresit të parë Mysliman Shqiptar.
Gjatë 16 viteve të jetës së saj, ajo botoi një sërë artikujsh, që dëshmojnë një pasuri të tërë kulturore, nëpërmjet së cilës pasqyrohet dhe niveli i mendimit teologjik shqiptar, gjatë periudhës së postpavarësisë. E gjithë përmbajtja e revistës është një pasuri e çmueshme kulturore, është një traditë e bukur fetaro-atdhetare, është një ndihmesë e vyer në publicistikën shqiptare.
Studiues të ndryshëm, shqiptarë e të huaj të besimit islam e të besimeve të tjera, me monografi e përmbledhje historike e kulturore, me studime e artikuj të shumtë në organe shtypi kanë bërë përshkrime, kanë paraqitur analiza, kanë nxjerrë konkluzione, kanë dhënë gjykime e kanë shprehur vlerësime për kontributin e gjithanshëm që revista “Zani i Naltë” ka arritur gjatë ekzistencës së saj.
Pas disa dekadave shkëputje, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka rithemeluar revistën “Zani i Naltë”, një revistë shkencore-kulturore, periodike, tremujore, duke nxjerrë kështu edhe numrin e parë të saj Tetor-Nëntor-Dhjetor 2012. Rikthimi i revistës “Zani i Naltë” erdhi në 100 vjetorin e shtetit shqiptar, në konsolidimin e të cilit, ka kontribuuar shumë me shkrimet dhe artikujt e saj patriotikë. (Zani i Naltë)
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...