Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Apr 14, 2014 Zani i Nalte Abstraktet 0
1. Ç’ka është Islami
H. Ali Kraja
Abstrakt
Është e vërtetë se Besimi Islam nuk është një besim i ri, por është i amshueshëm. Njerëzit mund ta pranojnë ose hedhin, ai Besim mbetet gjithmonë i vërtetë, por duhet ditur se pranimi i besimit njerëzisë i sjell dobi. Besimi Islam nuk humbi kurrë, por sikur shkencat që prej padijenisë së njerëzve humbin vlerën nganjëherë, ashtu edhe Besimi Islam humbi vlerën e tij. Le të thotë kush çka të dojë, çka të dëshirojë ëndja e tyre, por Zoti është një Krijues i kujdesshëm i gjithçkaje. Muhamedi (a.s.) nuk e shpiku, por e kumtoi dhe e fuqizoi këtë të Vërtetë me të gjitha detajet shkencore, morale dhe praktike, me qëllim që njerëzimi të ketë dobi prej saj. Ai, burimet shkencore të besimit që kishin nisur të thahen, edhe një herë i njomi. Me predikimet e Muhamedit (a.s.) filloi një fazë e re e evolucionit të Besimit… Për këtë arsye, Besimi Islam u lëshoi vend të merituar ndërgjegjes, arsyes dhe nevojave të jetës dhe gjallërimit duke u deklaruar prapë në anën tjetër, se në esencë është një, dhe i bashkuar me besimet e tjera qiellore.
Ja ky është besimi që mësoi e porositi Muhamedi (a.s.), Besim ky i amshueshëm.
2. Adhurimi në jetën e Profetit (a.s) dhe ekuilibri në adhurim
M.A. Elton Karaj
Universiteti Hëna e Plotë Bedër
Hyrje
Në këtë artikull do të mundohemi të trajtojmë pjesërisht adhurimin në jetën e Profetit (a.s) si dhe ekuilibrin që ai ruante në këtë çështje, duke u bazuar në disa prej formave të adhurimit si namazi, agjërimi dhe lutja, pasi e kemi të pamundur të trajtojmë të gjitha format e adhurimit në një artikull të vetëm. Që në krye dëshirojmë të shprehim se ky artikull është përgatitur prej veprës Drita e Pashuar, me autor Fethullah Gylen.
Në gjuhën arabe, për të shprehur adhurimin përdoret fjala Ibâdet. Ky është adhurimi ndaj Allahut (xh.sh.). Termi “ibadet” vjen nga rrënja a-b-d, që do të thotë “të bësh adhurim, të adhurosh dikë”, etj. Nga e njëjta rrënjë vjen edhe fjala abd, që do të thotë njeri i lirë ose i robëruar, por njëkohësisht ka kuptimin e jetesës si një rob i Zotit dhe kjo formë jetese me ndërgjegjshmërinë e të qenit rob i Zotit shprehet me termin ubudijjet. Pra shpreh një nënshtrim ndaj Krijuesit. Kështu që kjo fjalë, krahas adhurimit të institucionalizuar, si namazi, agjërimi, haxhi, etj, shpreh edhe një formë jetese.
3. Mesazhi Islam – Fe për të gjithë
Muhamed Teufik Ahmed – Egjipt
Abstrakt
Islami është fe e të gjithëve, për këtë ai thërret në barazinë mes të gjithë njerëzve para Krijuesit të tyre. Përkundër vendeve të ndryshme në të cilat jetojnë, ata duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në marrëdhënie reciproke të mira ku i pasuri ndihmon të varfrin. Të gjitha këto obligime reciproke përbëjnë sistemin e ekzistencës shoqërore. Çdo ndarje dhe diskriminim sipas racës, ngjyrës a kulturës nuk është prej parimeve Islame. Të gjithë njerëzit në Islam janë një familje e përbërë nga të zinjtë dhe të bardhët, të gjithë vëllezër me njëri-tjetrin.
4. Toleranca dhe mirëkuptimi ndërfetar si dimension i historisë kombëtare të shqiptarëve
Prof. Dr. Ferit Duka – UET, Tiranë
Abstrakt
Të dhënat e përftuara nga burime të ndryshme historike vërtetojnë qartësisht ekzistencën e tolerancës dhe të bashkëjetesës paqësore midis shqiptarëve të besimeve të ndryshme. Lëvizja Kombëtare Shqiptare për çlirim nga sundimi osman dhe krijimin e shtetit kombëtar të pavarur, përbën një shembull mjaft domethënës të bashkëpunimit të sinqertë dhe pa asnjë paragjykim të intelektualëve dhe aktivistëve patriotë, të cilët, pavarësisht nga përkatësia e ndryshme fetare, dhanë një kontribut vendimtar për afirmimin politik e kulturor të kombit shqiptar. Solidariteti dhe toleranca fetare midis shqiptarëve u shfaqën me një qartësi të veçantë edhe në periudhat e mëvonshme. Imam Vehbi Dibrën, Atë Luigj Bumçin, Atë Gjergj Fishtën, Mehdi Frashërin, Mihal Turtullin, Hoxhë Kadrinë, Luigj Gurakuqin, Fan Nolin dhe Faik Konicën, etj., i shohim të gjithë së bashku në Shqipëri apo jashtë saj në mbrojtje të çështjes shqiptare.
5. Shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi (1937-1941) dhe roli i Bashkësisë Fetare Islame në pengimin e saj
Qerim Lita – Shkup
Abstrakt
Bashkësia Fetare Islame në Mbretërinë e SKS (jugosllave), përkatësisht Ulema Mexhlisi i Shkupit, i cili përfshinte tërë viset shqiptare nën Jugosllavi, pati një rol të rëndësishëm në organizimin e popullsisë myslimane. Nisur nga ky fakt, pushteti i atëhershëm jugosllav, te kjo organizatë, shihte një “alete” (vegël) të fuqishme për realizimin e planeve të veta të errëta, siç ishin: asimilimi i popullsisë myslimane veçanërisht të asaj shqiptare e turke; dëbimi i dhunshëm i kësaj popullsie për në Turqi dhe kolonizimi i këtyre viseve me kolona sllave.
6. Filozofia e medreseve në sistemin arsimor të Shqipërisë
Dr. Genti Kruja – Drejtor i Kulturës – KMSH
Abstrakt
Problemet e arsimit dhe të edukimit kanë preokupuar shumë filozofi, religjione, mendimtarë, dijetarë dhe sisteme politike në kohë dhe vende të ndryshme të botës. Edukimi dhe arsimi sot përbën një nga shtyllat kryesore të shoqërisë, ku në shumë vende dhe zona ku mungon ose keqpërdoret ajo, kemi probleme sociale, të cilat shpeshherë shkaktojnë kriza shoqërore, madje dhe konflikte e luftëra.
Kështu sot me anë të një miredukimi dhe arsimimi, ku gërshetohen shkencat ekzakte me vlerat e besimit, e sidomos me normat dhe parimet e Islamit, do të kemi një shoqëri më të shëndetshme moralisht dhe shpirtërisht, nga të cilat do të rrezatojë paqja, mirëkuptimi dhe bashkëjetesa pa dallim race, gjinie dhe feje. Ky model aktualisht aplikohet me shumë sukses në medresetë e Shqipërisë, të cilat vitet e fundit e kanë vërtetuar tezën e suksesit me anë të arritjeve dhe nivelit shumë të mirë të nxënësve të tyre.
7. Komunikimi përmes objekteve të kultit Islam në Shqipëri
Ferit Lika – KMSH
Në këto objekte kulti komunikohej dhe vazhdon të komunikohet nevoja e njeriut për të studiuar, për tu shkolluar për të qene i ditur, pasi fitimi i dijeve është detyrë parësore e çdo myslimani sepse në vetvete thelbi i islamit është të mësosh dhe të përcjellësh dijen…
Dyndjet masive nëpër xhami, pas shembjes së komunizmit, treguan se besimtarët i mbajtën fort bindjet e tyre fetare, pavarësisht nga përndjekjet. Të gjithë ata fetarë e atdhetarë që kundërshtuan idetë shkatërrimtare të këtij regjimi, u përndoqën, u vranë dhe u masakruan në mënyrën më çnjerëzore, por as kjo nuk mundi të shkulë rrënjët e besimit në vend.
8. A pajtohet Islami me demokracinë?
M.S. Fatos A. Kopliku
Ann Arbor, Miçigan, SHBA
Abstrakt
Islami është i pajtueshëm me çdo formë qeverisjeje, demokraci a sido që të quhet, për sa kohë që shteti nuk trazon qytetarët e vet duke futur hundët në çdo detaj të jetës shoqërore e personale për të diktuar me bisturinë e ligjeve e rregulloreve se si duhet ta jetojnë atë. Myslimanët do të përkrahnin njëzëri poetin e filozofin amerikan Henry David Thoreau kur shprehet se “Qeveria më e mirë është ajo që qeveris më pak.” Veçanërisht është shumë e rëndësishme për myslimanët që religjioni, pra ri-lidhja me Hyjnoren, të mos cënohet apo manipulohet nga ndërhyrjet e shtetit. Rumiu thotë se “Shtëpia pa dritare është ferr. Qëllimi i fesë është të hapë një dritare”, e kjo do të thotë se ndërhyrja e shtetit, apo çdo lloj organizate në fe, për ta lakuar fenë sipas axhendës së vet, është ngushtim i kësaj dritareje providenciale (të cilën komunistët e mbyllën fare), dhe një hap më afër drejt një shtëpije apo hapësire infernale.
9. Luftërat Ballkanike – Raporte Konsullore Britanike nga Maqedonia në Vitet e Fundit të Perandorisë Osmane
Myzejen Myftari – tiranë
Abstrakt
“The Balkan Wars, British Consular Reports from Macedonia in the Final Years of the Ottoman Empire” (Luftërat Ballkanike, Raporte Konsullore Britanike nga Maqedonia në Vitet e Fundit të Perandorisë Osmane) është libri më i ri që sjell në duart e lexuesve historiani dhe studiuesi shqiptar Bejtullah Destani në bashkëpunim të ngushtë me albanologun Robert Elsie.
10. Pozita kushtetuese e Kosovës në Federatën Jugosllave gjatë viteve 1946-1974
(vështrim historik)
Ramadan Shkodra – Bashkësia Islame e Kosovës
Hyrje
Pas Luftës së Dytë Botërore, rrjedha objektive e ngjarjeve që çonte drejt zgjidhjes së drejtë të çështjes së Kosovës, u ndërpre. Popullsia shqiptare e Kosovës u përball me presionet, me mashtrimet dhe me dhunën e udhëheqësve komunistë jugosllavë, sidomos të atyre serbë. Deklaratat e tyre premtuese për vetëvendosjen e popullit shqiptar pas luftës u harruan. Derisa brigadat partizane shqiptaro-kosovare marshonin drejt veriut dhe luftonin përkrah popujve jugosllavë për çlirimin e plotë të Jugosllavisë, mbi popullsinë shqiptare në Jugosllavi u ushtrua një shtypje e egër kombëtare, pati arrestime, terror e persekutime të shqiptarëve, u ndalua përdorimi i flamurit kombëtar, nëpunësit shqiptarë u pushuan nga puna dhe u zëvendësuan me ata serbë.
11. Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite (1523-1990)
Gëzim Kopani – Myfti i rrethit Pukë
Abstrakt
Përhapja e fesë islame në rrethin e Pukës daton pas vitit 1523. Familjet fisnike të bajrakut të Kabashit bëhen mysliman duke u ndjekur nga Puka, Rrapja, Kryeziu etj. Familja e njohur pukjane “Dizdarë” përqafojnë besimin mysliman duke dhënë kontribut të drejtpërdrejte në përhapjen e fesë islame në rrethin e Pukës. Pas shek. XVII në fshatin Kabash feja islame u hap me shpejtësi të madhe. Sipas të dhënave, i pari që pranoi fenë islame në fshatin Kabash ishte Hadër Leka. Nopça shkruan se; Kabashi ka qenë i pari fis i Shqipërisë së Veriut që kaloi në Muhamedanizëm. Pas vitit 1900 Kazaja e Pukës numëronte mbi 700 mysliman.
12. Karakteristikat e stilit kryesor të literaturës boshnjake të shkruar me shkrimin arab
Dr. Munir Mujić – Bosnjë-Hercegovinë
Hyrje
Përhapja e Islamit në Bosnje solli përdorimin e shkrimit arab në Bosnje përmes veprave dhe librave të ndryshëm të shkruar në gjuhën arabe, osmane dhe perse. Me kohë, shkrimi arab u përshtat për shkrimin në gjuhën boshnjake. Gjatë një periudhe të gjatë, shkrimi i emrave boshnjakë vendas ishte shkaku kryesor i kësaj përshtatjeje. Përdorimi shprehës i shkrimit arab për shkrimet në gjuhën boshnjake vërehet në fillim të shekullit 17. Mënyrat e përdorimit dhe përshtatjes së shkrimit arab në sistemin fonologjik të gjuhës boshnjake ishin shumë të ndryshme.
13. Vehbi Agolli (Dibra) teolog dhe veprimtar i shquar për pavarësi kombëtare
Dr. Mois Kamberi – Durrës
Tek Vehbi Dibra ishin mishëruar në mënyrë më të plotë organike bindjet e thella të një teologu, filozofi islam, të cilat në çdo rast, sipas parimeve të shenjta kur’anore, janë në një unitet të plotë me parimet e botëkuptimit atdhetar. Veprimtaria klerikale dhe atdhetare e Vehbi Dibrës janë në unitet dhe kanë ecur paralelisht në një rrugë, çka dëshmon se të qenit klerik nuk bie në kundërshtim me të qenit atdhetar, përkundrazi i shërbyen më mirë dhe më shumë çështjes kombëtare.
14. Tefsiri i sure-i Ihlasit
nga H. Ali Korça
15. Vargje nga Sheh Ahmet Shkodra
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Oct 19, 2023 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...