Perditësimi i fundit March 17th, 2021 7:07 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku
  • Ndahet nga jeta Prof. Dr. Njazi Kazazi, anëtar i Bordit Editorial të Revistës “Zani i Naltë”
  • Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar: “Roli i edukimit fetar në promovimin e një kulture të përparimit dhe zhvillimit”
  • Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”
  • 30 vjet nga rithemelimi i KMSH-së
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Metodikat e arsimimit të fëmijës

Feb 27, 2014 Zani i Nalte Sociologji 0


Individi, lumturinë dhe qetësinë e gjen brenda shoqërisë që jeton. Ekzistenca e shoqërisë varet nga toleranca, mirëkuptimi dhe sinqeriteti i individëve të saj.

Back-to-School-Kids-ReadingTë dashur prindër: nëse dëshironi që fëmija juaj të jetë i zgjuar, i aftë i suksesshëm në jetë, atëherë që nga dita e lindjes së tyre filloni t’i shikoni drejt e në sy, flisni rregullisht me ta, mundohuni që të luani me lodra së  bashku me ta, asnjëherë mos t’ju mungojë buzëqeshja në fytyrat tuaja, vlerësojini arritjet e tyre dhe stimulojini ato, jepni atyre mundësinë që t’i kuptojnë dhe t’i rregullojnë vetë gabimet e bëra. Sepse truri dhe zemra e tyre me këto zhvillohet dhe pasurohet; Madje, as vëllime të shumta librash dhe shkollash moderne nuk mund ta mbushin boshllëkun që ju keni lënë.

 Fëmijët janë lulet tona. Do të lulëzojnë, do të rriten dhe në të ardhmen do të jenë frytet tona. Tani ata janë të vegjël, por do të jenë të rriturit e së nesërmes. Fëmijëri do të thotë formim i shekullit. Atëherë cilët janë ata që ndikojnë në sjelljet, zakonet, dhe në karakterin e fëmijës?

 Në gazetën USA Today u botua një artikull me temë “kush është njeriu me numër një në sytë e fëmijëve me moshë 9-10 vjeç?” dhe në lidhje me këtë u publikuan konkluzionet e anketimit të kësaj pyetje.

Rreth 21 000 fëmijë nga dyzet e katër qytete që morën pjesë në këtë anketë u shprehën se heronjtë e tyre janë nëna dhe babai.

Është në dorën tuaj zhvillimi i intelektit të fëmijës suaj.

Sipas një studimi të bërë nga shoqata e psikologëve amerikanë dhe nga epidemiologjistët e universitetit British Columbia., lindën mendime të reja mbi arsimimin e fëmijës. Sipas këtyre studimeve, truri dhe lidhjet nervore në tru, në vitet e para të fëmijërisë formohen sipas interesimit dhe përkushtimit që tregon nëna dhe babai për fëmijën e tyre. Madje një lojë e vogël që për ne nuk ka fare rëndësi, ndonjëherë mundëson tek fëmija zhvillimin e tij intelektual dhe mund të jetë një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e trurit.

Gordon Wells, profesor në Institutin e arsimit të Universitetit Ontario të Kanadasë ka bërë kërkime shkencore në lidhje me ndikimin që ka interesimi dhe përkushtimi i prindërve tek fëmija në vitet e para të jetës. Këto lloj studimesh janë mbështetur dhe nga Universiteti Western Ontario. Për këtë qëllim u përgatit një projekt për fëmijët parashkollor. Për dy tre vite radhazi për fëmijët u organizuan aktivitete dhe lojëra të ndryshme, me qëllim zhvillimin e aftësive të tyre sociale Më vonë u bë një krahasim midis këtij grupi dhe një grupi tjetër. U vu re se 25% e fëmijëve pjesëmarrës në këtë projekt, në testimin e inteligjencës dolën me rezultate më të mira se grupi tjetër. Kush e mundësoi këtë rezultat?

Sipas neuropsikologjistëve, paralajmërimet që i bëhen inteligjencës, bëjnë që zhvillimi i trurit të ndryshojë. Në trurin e fëmijës të sapolindur gjenden miliarda qeliza nervore që quhen neurone. Përpara lindjes, një pjesë e këtyre neuroneve lidhen me njëri-tjetrin për të bërë punën e rrahjes së zemrës dhe funksionit të frymëmarrjes. Kurse të tjerët presin të lidhen. Këto lidhje mundësohen nga sinjalet që vijnë nga jashtë. Kur fëmija fillon të rritet ndërmjet qelizave formohen rrjeta lidhëse. Në këtë mënyrë, miliona qeliza lidhen me njëra tjetrën. Për shembull, neuronet e syrit paralajmërojnë korteksin e shikimit (visual cortex) të trurit. Përvojat përforcojnë lidhjet midis syrit dhe korteksit. Në këtë mënyrë formohen lidhje midis trurit-veshit, trurit-gjuhës, trurit-hundës, trurit-lëkurës dhe sa e sa lidhje të tjera.  Shpejtësia më e madhe e zhvillimit të trurit dhe formimit të lidhëzave nervore është në dy vitet e para të jetës. Kur arrihet mosha dy vjeçare, numri i lidhjeve në tru arrin shifrën e 300 miliardëve. Numri i lidhjeve të nervave që  mundësojnë shikimin, në vitin e parë është 15000.

Sipas specialistes së gjuhës në Universitetin e Washingtonit Patricia Kuhl; një fëmijë i sapo lindur mund të bëjë dallimin e zërave, të çfarëdo gjuhe qofshin ato. Konkretisht në Japonisht nuk ekziston shkronja “l”. Fëmijët japonezë deri në moshën 2 vjeçare arrijnë ta kuptojnë tingullin e shkronjës “l”, por të rriturit nuk arrijnë ta dallojnë një gjë të tillë.

Po, dy vitet e para janë shumë të rëndësishme. A jeni të humbur nëse nuk keni treguar interesim dy vitet e para? Jo. Mund të bëni zgjedhje, që gjatë fëmijërisë së tyre të përforconi lidhjet e neuroneve. Por fëmijët mësojnë më shpejt se të rriturit. Mendoni, një fëmijë dy tre vjeç arrin të mësojnë e të flasë një gjuhë të huaj më mirë se një fëmijë nëntë vjeç. Përsëri fëmija nëntë vjeç do të mësojë më lehtë se një fëmijë i shkollës së mesme.

Fëmijëve nuk ju pëlqen që dikush t’i urdhërojë. Atëherë çfarë rruge duhet të ndjekur për arsimimin e tyre?

*SHIKOJINI DREJT E NË SY. Nëse fëmija juaj është gjashtë javësh mundohuni ta shikoni në sy nga një distancës prej 18 cm. Mundohuni të mbani këtë distancë, kur fëminë tuaj e keni marrë në prehër ose përpara jush. Në çdo shikim tuajin, tek ai forcohen lidhjet e nervave të trurit. Fëmija arrin të mësojë përgjigjet e pyetjeve “çfarë është kjo?, çfarë ndryshon?, çfarë ngjashmërie ka? etj.

*FLISNI, FLISNI, FLISNI: Sipas psikologut Marvin Simmer, pedagog në Universitetin e Ontarios Kanada, të folurit me fëmijën është shumë e dobishme, sepse gjuha ështe pjesa më e rëndësishme e procesit mësimor. Është vënë re se ata fëmijë nënat e të cilëve u flasin rregullisht pas periudhës së lindjes, fillojnë të flasin më shpejt se të tjerët. Fëmija kur gjen diçka tërheqëse gjatë lojës dëshiron t’ia tregojë me padurim nënës dhe babait.

Një fëmijë që fillon të flasë vonë, mund të ketë vështirësi në shkollën fillore. Në lidhje me këtë psikologu Janellen Huntenlocher nga universiteti i Çikagos ka bërë një eksperiment. Në këtë eksperiment krahasohet aftësia që kanë fëmijët kundrejt lëndës së matematikës. Grupin e parë e përbëjnë fëmijë ku familja ka folur pak dhe nuk i ka kushtuar interes. Kurse në grupin e dytë fëmijëve iu është kushtuar interes dhe prindërit kanë folur shumë me ta. Fëmijëve iu është bërë një pyetje e tillë: Aishja ka 8 mollë, nëse i jep Fatmës 3 mollë, atëherë sa mollë i mbeten asaj? Vetëm grupi i dytë arriti t’i përgjigjej kësaj pyetje.

*NXISNI TEK ATA NDJENJËN E TRIMËRISË: Bebet kur vijnë në jetë zbulojnë botën. Zbulimet i japin kënaqësi të madhe. Ndani me ta zbulimet e kësaj bote. Mos ua prishni moralin. Sipas një studimi amerikan është zbuluar se, fëmijët që marrin guxim nga prindërit e tyre janë më të sukseshëm në jetë. Fëmija që rritet në një ambint shtypjeje, zotëron një lloj shqetësimi dhe mërzitje të brendshme. Fëmijët arrijnë të zbulojnë botën me prekjet dhe shijet e tyre. Edhe ju së bashku me ta zbuloni të njëjtën gjë. Merrni në dorë një lodër, hidhni një sy majtas dhe djathtas saj dhe pastaj jepjani fëmijës suaj. Luani me fëmijët tuaj dhe rrokullisuni së bashku me ta. Shembulli më i mirë është Pejgamberi ynë i dashur. Ai i merrte në shpinë nipërit e tij dhe shëtiste së bashku me ta.

*TREGONI DHE BËNI ME SHENJË. Merrini në dorën tuaj një libër të verdhë dhe duke bërë me shenjë nga libri thoni i verdhë. Do të shikoni që fëmija juaj arrin të mësojë shumë shpejt ngjyrat. Edhe nëse ai nuk flet, arrin t’i dallojë ngjyrat nga njëra-tjetra. Tregojani atyre format, dimensionet, ngjyrat dhe bëjuani me shenjë. Në këtë mënyrë nëse nuk u mësohen ngjyrat fëmijëve, atëherë kur të rriten, në vend të ngjyrës së kuqe do të thonë ngjyra e flamurit, në vend të gjelbrës, ngjyra e pemës, në vend të kaltrës, ngjyra e qiellit.

*BUZËQESHNI:  Kur fëmija juaj fillon të pijë ujë me gotë, çohuni në këmbë dhe lavdërojeni duke i thënë, “shumë bukur”, “shumë mirë”, “të lumtë” dhe duke buzëqeshur urojeni dhe stimulojeni. Në këtë mënyrë, atyre u pëlqen të lavdërohen, të tregohet kujdes dhe interesim për ta. Këto lloj nevojash sociale plotësojini sikur të ishin nevoja jetike.

*MOS PRISNI: Sadoqë zhvillimi i fëmijës në vitet e para të jetës është shumë i shpejtë, zhvillimi i ndjenjës tek fëmija zgjat 10 deri në 18 vjeç. Për këtë arsye mundohuni që të vazhdoni të njëjtën gjë edhe në këtë periudhë kohe (të flasësh, të dialogosh etj).

Si përfundim, teksa fëmija rritet, intelekti i tij fillon dhe zhvillohet. Kjo bën që ai të jetë i suksesshëm në jetën sociale, arsimore e kulturore. Ndoshta mundimi  dhe përpjekjet që bëtë nuk nxorën një njeri të famshëm që të njihet në të gjithë botën. Por mos harroni, interesimi juaj si prindër ka rëndësi jetike për fëmijën tuaj. Kërkimet e bëra kanë treguar se suksesi i fëmijës varet nga shkalla e interesimit dhe impenjimit të prindërve të tij. /Drita Islame/

Share

  • tweet
Hafiz Abdullah Zëmblaku (1892-1960) Dieta në mjekësinë e Profetit Muhamed (a.s.)

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku
    Promovohet libri “Kurora mbi krye të...

    Mar 17, 2021 0

  • Ndahet nga jeta Prof. Dr. Njazi Kazazi, anëtar i Bordit Editorial të Revistës “Zani i Naltë”
    Ndahet nga jeta Prof. Dr. Njazi Kazazi,...

    Mar 10, 2021 0

  • Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar: “Roli i edukimit fetar në promovimin e një kulture të përparimit dhe zhvillimit”
    Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar:...

    Feb 28, 2021 0

  • Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”
    Botohet libri “Kurora mbi krye...

    Feb 18, 2021 0

Me shumë në këtë kategori
  • Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare
    Analizim i dinamikës së fenomenit të...

    Dec 06, 2020 0

  • Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në dialog ndërcivilizues
    Shtegdalja midis civilizimeve të...

    May 16, 2019 0

  • Rëndësia e dialogut ndërfetar në marrëdhëniet ndëretnike të shoqërisë së Maqedonisë
    Rëndësia e dialogut ndërfetar në...

    Feb 23, 2019 0

  • Globalizmi, dialogu, feja dhe metafizika
    Globalizmi, dialogu, feja dhe

    Feb 08, 2019 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku

Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos

Mar 17, 2021 0

  Departamenti i Shkencave Islame, Bedër në bashkëpunim me Klubin Studentor të “Mendimit, Kulturës dhe Artit Islam” zhvilluan sot më datë 17.03.2021, Seminarin e IX “Kur...
Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar: “Roli i edukimit fetar në promovimin e një kulture të përparimit dhe zhvillimit”

Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar: “Roli i...

Feb 28, 2021 0

Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”

Botohet libri “Kurora mbi krye të...

Feb 18, 2021 0

Zhvillohet Simpoziumi i X Ndërfetar “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19”

Zhvillohet Simpoziumi i X Ndërfetar “Besimet...

Dec 16, 2020 0

Studime

Misteret e thesarit të Vrapit të Tiranës

Misteret e thesarit të Vrapit të Tiranës

Jan 15, 2021 0

nga Hysen Kobellari  Abstrakt Vetëm përmendja e emrit “Thesar” zgjon te njeriu ndjenja nga më të çuditshmet, nga më interesantet… Veçanërisht kur ndërthuren vlera...
Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

Familja në kontekstin e dinamikave globale

Familja në kontekstin e dinamikave globale

Dec 02, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë

Dec 06, 2020 0

nga Dok. Klodjan Shaqiri[1] Dr. Matilda Likaj Shaqiri[2] Abstrakt Fluksi i të rinjve si një forcë pune jashtë Shqipërisë reflekton me mungesat e dinamizmit të popullsisë dhe...
Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në dialog ndërcivilizues

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit...

May 16, 2019 0

Rëndësia e dialogut ndërfetar në marrëdhëniet ndëretnike të shoqërisë së Maqedonisë

Rëndësia e dialogut ndërfetar në...

Feb 23, 2019 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (31)

Me te lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku
  • Ndahet nga jeta Prof. Dr. Njazi Kazazi, anëtar i Bordit Editorial të Revistës “Zani i Naltë”
  • Zhvillohet simpoziumi ndërkombëtar: “Roli i edukimit fetar në promovimin e një kulture të përparimit dhe zhvillimit”
  • Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”
  • 30 vjet nga rithemelimi i KMSH-së

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al