Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Nov 02, 2013 Zani i Nalte Filozofi, Retrospektivë 0
Prof. Vexhi S. DEMIRAJ
Kur njeriu interesohet për me marrë vesh realitetin e eksistencës, një problem që ka preokupuar mëndjet e gjith njerzëvet, qysh në kohën që kanë fillue me gjykue. Ky problem përmblidhet në pyetje: si dhe në ç’mënyrë u krijue kjo botë? Me fjalë të tjera si u shfaq dhe si mundi t’eksistojë kjo botë?…
Edhe më parë se të lindte dielli i qytetnimit, njerëzit e kanë pohue eksistencën e Zotit, aq sa në çdo popull dhe në çdo shekull e kanë quejtë me një emër të veçantë, si mbas rrymës së shekullit. Jo vetëm qielli, por çdo kreatyrë asht një argument i randësishëm dhe i mjaftueshëm për vërtetimin e madhërisë së Tij. Poeti angles, Tennyson, thotë: «Jo, nuk janë Dielli, Hana, yjet, fushat dhe lëndinat veç se një nga pamjet e Zotit të të gjith botnavet».
Kur njeriu interesohet për me marrë vesh realitetin e eksistencës, një problem që ka preokupuar mëndjet e gjith njerzëvet, qysh në kohën që kanë fillue me gjykue. Ky problem përmblidhet në pyetje: si dhe në ç’mënyrë u krijue kjo botë? Me fjalë të tjera si u shfaq dhe si mundi t’eksistojë kjo botë?
Po t’i hedhim një vështrim zhvillimit menduer të njerzimit, do të konstatojmë se, qysh në kohët e lashta, njeriu, jo vetëm ay me një zhvillim menduer pak a shumë t’arrirë, por edhe ay, të cilit nuk i ishte zhvillue ende kjo fuqi dominuëse, ka mundur me kuptue se në këtë botë eksiston një unitet apo njisi në të cilën marrin pjesë të gjitha sendet e ndryshme të kësaj bote, d.m.th. se kjo botë, përgjithësisht, asht si një gja e vetme, pjesët e së cilës, si ato që shifen, po ashtu edhe ato që syri i njeriut nuk ka mundur me i përshkrue, lidhen ngushtë njana me tjetrën. Gjithashtu, njeriu, me anë të zhvillimit gradual të mëndjes së tij, mundi të kuptojë se të gjitha fenomenet e natyrës i shtrohen një rregulli dhe harmonije të mrekullueshme dhe se këto fenomene nuk mund t’i shtëmangen ligjevet të paracaktuara për funksionimin e mirë të tyre. Këtu nuk mund të zgjatem mbi problemin e determinizmit shkencuër, mbasi një gja e tillë e largon këndonjësin prej subjektit, mbi të cili jemi tue folë. Qëllimi i ynë asht që t’i hedhim një vështrim të shkurtër gjith periudhavet të ndryshme për të konstatuar se ç’farë kujdesi dhe ç’farë foli të rëndësishëm ka luëjt problemi fetar gjatë këtyre epokavet.
Po të hapim faqet e historisë së Filozofisë si edhe ato të Metafizikës, do të konstatojmë se të gjith ata që janë marrë me zbërthimin e problemavet filozofike janë të një mendimi se njerzimi, në të gjith’ epokat e ndryshme, qysh prej ditvet të foshnjërisë dhe deri në shekujt e zhvillimit dhe të përparimit të tij, ka pasur bindje të plotë se ç’do gja për rreth tij, si toka që e mban dhe qielli q’e qarkon, vepron simbas një ligji dhe harmonije të mrekullueshme. Tue konstatue harmoninë e natyrës dhe rregullin e fenomenevet fizikë, një presjon i natyrës dhe, njëkohësisht, një dëshirë për të kuptua realitetin e eksistencës, e shtytën njerinë për me pyetë e me marrë vesh se cili asht faktori i kësaj harmonije dhe si mundi t’eksistojë?
Të tilla pyetje, që formojnë bazën e filozofisë dhe të Metafizikës dhe që, njëkohësisht, i kanë dhënë hovë zhvillimit të mapastajshëm të shumë shkencavet, kanë marrë përgjegje të ndryshme, natyrisht, si mbas fuqisë mendore dhe kulturave t’atij që mundohej me i arrijt fatit të lumtur te zbërthimit të këtyre enigmavet të natyrës. Jo vetëm kaq, por edhe tendenca psikologjike si edhe rryma e shekujvet kanë dhanë kontributin e tyre në të tilla gjykime dhe analiza. Tue marrë në shqyrtim mendimet e filozofvet të parë të Greqisë, konstatojmë se ata kujtonin se e kanë zbërthyer këtë problemë kaq të randësishëm, tue shprehë se eksiston një bazë e vetme, nga e cila kanë burue të gjitha sendet e natyrës. Për Thales-in ky element i veçantë ishte uji, për Anaximandre-in pafundësia, për Anaximene-in ajri dhe për Heraclite-in zjarri. Këta fizisien të parë të Greqisë mendojshin se ekzistenca e çdo gjaje në këtë botë mund të përfitohet vetëm prej këtij burimi. Por një studim i imtë i problemit në fjalë na jep të kuptojmë se këta gjykuesa të parë nuk i janë afrue as pak zbërthimit të këtij problemi, mbasi, këtu, nuk asht çështja në se sendet përbahen prej një ose më shumë elementash, por si mundi të eksistojë kjo botë prej kaosit dhe cili asht faktori që hartojë planin e mrekullueshëm te kësaj natyre të pafund? Në dasht, pra, sendet e natyrës të jenë të përbame prej një ase mê shumë elementesh, ajo që duhet të nxjerrim prej kësaj shprehje, si një konkluzjon i vërtetë, asht fakti se për ekzistencën e këtij elementi ase të këtyre elementevet duhet të ndodhet një shkak preponderent, që ka ushtrue fuqinë e tij dhe ka krijue gjithësinë.
Por ky shkak i eksistencës asht kuptue dhe interpretue në mënyra të ndryshme, gja që i ka dhanë shkak të dukunit të disa doktrinave filozofike, si atomismi, theismi, rationalismi dhe pantheismi.
Doktrina e filozofvet atomistë, si Heracliti dhe Democriti beson se ky unitet, që shifet në natyrë, nuk asht tjetër veç se një dukje q’i shfaqet syrit të njeriut, por e vërteta asht se një numër i pafund atomesh ndodhet në natyrë, të cilat lëvizin pa ndonjë qëllim të caktuar: disa herë bashkohen me njana tjetrën dhe herë të tjera ndahen dhe marrin drejtime të ndryshme. Pika më atheiste e kësaj doktrine qëndron n’idenë se bashkimi ose ndarja e këtyre atomevet nuk asht vepra e ndonjë shkaku të mbinatyrshëm, por efekti i lëvizjes së përkohshme, e cila, edhe kjo, asht një pjesë e realitetit të tyre.
Natyrisht, një shpiegim kaq i thjeshtë dhe i sipërfaqshëm nuk e kënaq njerinë për shumë kohë, mbasi ay e ka në natyrë që të pyes për të kuptuar shkakun kryesuer të këtyre fenomenevet. Prandaj një theori tjetër ma e plotë, Theismi, vjen dhe plotëson mungesën e së parës. Të gjitha ndjenjat e mbrendëshme të njeriut, sidomos ajo që parasheh nevojën e mbështetjes mbi një fuqi, ajo që dikton nevojën për mbrojtje, të gjitha këto e shtytën njerinë me besue n’eksistencën e një Fuqije të naltë, e padukshme ndaj syrit; Fuqi që zotnon një vullnet të pakundërshtueshëm. Kjo fuqi, pra, asht Shkaku i kësaj natyre dhe i harmonisë së saj: kjo Fuqi asht misteri i çdo gjaje dhe se njeriu gjen në Të faktorin e ndihmës dhe të lumturisë së tij. Edhe kaosi i përmendur prej disa filozofëvet atomistë duhet të ketë një rregullues që mbikëqyr punët e tij, filozofit Xenocrate, i cili shpiegonte se bota u krijua prej kaosit, Epicure-i ia priti: po kaosi si mundi t’eksistojë? Simbas doktrinës së Theizmit, kjo Fuqi rregulluese asht shkaku kryesuer i eksistencës së gjithsisë; ajo asht çelësi, me anën e të cilit zbërthehen enigmat ma të vështira dhe vetëm kjo Fuqi na e shpiegon mirë e qartë qëllimin e kësaj bote. Max Muller-i thotë: «të vrejtunit e fenomenevet të natyrës e udhëheq njerinë me kuptua nji Krijues mbrapa këtyne fenomenevet». Të tilla nxitje po me këtë përmbajtje janë të panumërta në Librin e shenjtë t’Islamit.
Edhe më parë se të lindte dielli i qytetnimit, njerëzit e kanë pohue eksistencën e Zotit, aq sa në çdo popull dhe në çdo shekull e kanë quejtë me një emër të veçantë, si mbas rrymës së shekullit. Jo vetëm qielli, por çdo kreatyrë asht një argument i randësishëm dhe i mjaftueshëm për vërtetimin e madhërisë së Tij. Poeti angles, Tennyson, thotë: «Jo, nuk janë Dielli, Hana, yjet, fushat dhe lëndinat veç se një nga pamjet e Zotit të të gjith botnavet».
Besimi ngaj Zotit asht i rrënjosur në shpirtin e njeriut, buron herë pas here, sa edhe në shpirtrat më të sterruarë. Ideja e besimit në Zotin ka qënë n’e parë një ide e thjeshtë, ide që përqendrohej n’egoizëm dhe në dashuri të vetvehtes, por me kalim kohe ajo arrijti të bëhej një fushë e gjanë e theorivet të ndryshme dhe e idevet të kundërta. Në popujt e paqytetnuem, kjo ishte një ide q’e konkretizonte Krijuesin në forma të ndryshme, por, ma vonë, kur drita hyjnore filloi t’a ndriçonte edhe më tepër mëndjen e njeriut, kjo u bë një ide krejt e vërtetë dhe reale, e pranuar prej filozofëvet më të mëdhenj të botës, si Hegel, Renan, Voltaire, Max-Muller dhe të tjerë.
Mbasi jemi tue shqyrtue këtë problem, nuk mundemi me u kufizue vetëm me kaq për me vërtetue realitetin fetar, por do të sjellim edhe disa fakte të tjera, tue u mbështet në shkrime të filozofit angles, Herbert Spencer, i cili thotë: «Po të hedhim një vështrim mbi historinë e popujve të kalluem, mbasandaj t’a këthejmë vështrimin t’onë mbi qytetnimin e popujvet të tanishëm, do të shofim se nuk ka ndo një popull në botë, i vjetër ase i ri, në të cilin të mos kenë eksistue ase të mos eksistojnë besimet fetare, sa do që mudn të ndryshojnë këto besime në pikpamje të llojit dhe të shkallës së lartësimit të tyne. Një njeri i kuptueshëm a mund të besojë se të gjitha këto besime kanë eksistuar rastësisht?»
Spencer-i, i cili gëzon një autoritet filozofik të randësishëm, asht krejt i qartë në shprehjen e tij dhe pa dyshim fjala e tij asht një dokument i vlefshëm për vërtetimin e realitetit fetar. Me gjithatë, do të mundohemi t’a analizojmë këtë shprehje, jo për të nxjerrë në dritë idetë dhe mendimet e vërtetuara dhe të pranuara prej të gjith atyre q’e shofin dritën e shkencës n’objetivitetin e saj, por për t’ja u lehtësue këtë barrë të gjith atyre që nuk janë marrë me të tilla vërtetsina, për veç se me ndonjë romancë tërheqës të ndonjë fantazije mashtruese.
Jo vetëm si mbas Spencer-it, por edhe si mbas të gjith filozofëvet theistë ndjesitë fetare dhe tendenca për të gjetur Krijusin e gjithësisë kanë eksistue qysh n’atë kohë që njeriu filloi me u orientue në natyrë. Kur se realiteti i fesë shtrihet kaq thellë n’epokat ma të lashta të kohës, pse vallë ndodhen disa fise njerzish t’egjër, në të cilët nuk eksiston as mendimi më fillimtar mbi Krijusin e rrozullimit? Ja pyetja, që preokupon mëndjet e disa kritikëvet të cilët kujtojnë se besimet u dukën vetëm atëherë, kur njeriu kishte arrijtur në një shkallë të konsiderueshme të zhvillimit të tij menduer.
Një kritikë e tillë nuk e ndryshon as pak idenë e paraqitur më naltë dhe ja sepse: po të pranohet, në parim, pjesa e dytë e kësaj kritike që mendimi për me besue në parimet fetare u shfaq për herën e parë vetëm n’ato fise, në të cilët gjëndja e tyre mendore kisht arrijtë pak a shumë një shkallë të zhvillimit të saj, atëherë prej kësaj del në dritë se të tilla mendime e besime lindin pa tjetër prej zhvillimit menduer. Po të marrim parasysh edhe evolusjonin që ka pësua mëndja e njeriut gjatë shekujvet të kaluem, do të mundemi me kuptua më së miri misterin e fjalës së urtë se feja asht vetë mëndja dhe se nuk ka fe ay që s’ka mëndje. Ndryshimi q’eksiston në mes të besimeve na ndihmon në vërtetimin e këtij përfundimi, sepse ky ndryshim tregon qartazi se besimet e çdo populli kanë lindur krejt të lira e të pamvaruna nga ato të popujve të tjerë dhe se gjëndja e shumë popujve në rrethana të njëjta, me gjith ndryshimin e kohës dhe të vendit, ka dhënë si përfundim krijimin e disa mendimevet të njëjta dhe konkluzionevet të përgjashme.
Disa të tjerë duan të besojnë se mendimet dhe idetë fetare u shfaqën për herën e parë, mbasi u shpërndanë grupet njerzore në të katër anët e botës dhe se çdo fis, kur shpërngulej prej një vendi në një tjetër, shpinte me vehte dhe mendimet fetare. Por filologët e kohës moderne i përgënjeshtrojnë me fakte të gjitha këto pretendime dhe vërtetojnë me argumenta të pakontestueshme se shpërndarja e racës njerzore ka ndodhur në një kohë kur gjuhëzat nuk kishin mërrijt deri n’atë shkallë, sa të shprehëshin ndjesitë fetare. Me gjithatë, po qe se pranohet ky pretendim, sado që asht jashtë çdo realiteti, atëhere çka mund të thuhet për prgjasimin e parimevet fetare ndërmjet fevet të ndryshme? T’ishte feja një isntitucjon pa baza të shëndosha në të gjitha fushat dhe aktivitetet e ndryshme të jetës, atëherë pse kritika shkencore, e cila ka rrëzue nga themelet një tok sypersticjonesh dhe besimesh të kota, nuk ka mundur, dhe nuk do të mundet, m’e rrëzue mendimin kryesuer, mbi të cilin janë bazue të gjitha fetë? Dhe për më tepër, t’ishte i vërtetë ky pretendim, pse ndjenjat fetare, mbasi fuqizohen në një popull, sikur se ndodhi në Francë në fundin e shekullit të XVIII, nuk vonojnë të duken përsëri, në mos në formën e parë, të paktën në një formë tjetër më të përshtatun mentalitetit të kohës, por tue mbetur gjithnjë e patundëshme baza kryesore e saj?
Disa të tjerë kujtojnë se «besimet janë përfundimi i ndjenjavet fetare, të cilat e detyrojnë mëndjen e njeriut të krijojë një tok forma të ndryshme imagjinatash, që, mbas disa kohe, marrin formën e gjanavet reale». Edhe këtu shifet qartazi se përkrahësit e këtij pretendimi e pohojnë eksistencën e ndjenjavet fetare, pse s’kanë se si t’a mohojnë, mbasi një gjë e tillë ndodhet n’opinionin e përgjithshëm dhe se kjo ndjenjë ka qënë një nga shkaqet e përparimit gjatë periudhavet të ndryshme të historisë. Sidoqoftë ky pretendim e zhduk një pjesë të vështirësisë së këtij problemi, sepse në dasht të jenë ndjenjat fetare ato q’e lindin nevojën për fe, ase ndjenjat dhe nevoja për fe janë të një burimi të vetëm, një pyetje e rëndësishme na del përpara: prej nga na ardhën këto ndjenja?[1]
(Vazhdon)
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
May 07, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...