Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Nov 02, 2013 Zani i Nalte Mjekësi, Studime 0
“Unë nuk analizoj personat që i afrohen vdekjes, por ato që përjetojnë vdekje klinike”, shprehet Dr. Sam Parnia. Sam Parnia është një doktor i reanimacionit në fakultetin e mjekësisë Stony Brook i njohur me studimet e tij të rikthimit në jetë. Pak ditë më parë ai i është përgjigjur pyetjeve të revistës së njohur shkencore New Scientist dhe radios kombëtare amerikane NPR.
Dr. Parnia ka marrë pjesë në qendrat mjekësore më serioze të Evropës, Kanadasë dhe Amerikës duke filluar që nga viti 2008. Ai është drejtuesi i një projekti të madh ku bashkë me ekipin e tij, të përbërë nga shkencëtarë të fushave të ndryshme të mjekësisë, ai analizon eksperiencën e përjetuar të personave të rikthyer në jetë dhe lidhjen mes trurit dhe ndërgjegjes. Në ditët e sotme një person të cilit i ka pushuar zemra dhe i janë mbyllur funksionet e trurit mund të kthehet sërish në jetë me ndihmën e mënyrave moderne të mjekësisë.
Në kuadrin e eksperiencave të treguara nga të rikthyerit në jetë thuhet se zakonisht ndihen të qetë, shohin një dritë të shndritshme dhe ndjejnë prezencën e një personi të cilësuar si të dhembshur, të dashur dhe plot ngrohtësi. Shumica prej tyre flasin për kritikën e jetës së kaluar nga fëmijëria e deri tani, flasin për mënyrën sesi ndihen personat që i kanë ofenduar. Kjo është dhe arsyeja pse shumica prej tyre shprehin dëshirën e fillimit të një jete krejtësisht tjetër kur rikthehen në jetë, – shprehet Parnia.
“Nuk duhet harruar dhe fakti se truri i personave të vdekur në atë moment është jashtë funksioni. Pra janë në koma. Parnia gjithashtu pohon se akoma nuk ekzistojnë argumente shkencore që mund ta shpjegojnë këtë teori.
Eksperienca të jashtëzakonshme
Studimi i publikuar në vitin 2001 në revistën mjekësore “The Lancet” të kardiologut Pim Van Lommel dhe ekipit të tij bëri një jehonë të madhe në fushën e shkencës. Pasi dëgjuan 344 persona të rikthyer në jetë në dhjetë spitale të Hollandës, studiuesit panë se 62 % prej tyre kanë përjetuar ndjenja si dalje nga trupi, takim me të vdekurit ose kanë ecur në një tunel.
Në artikullin në fjalë të revistës “The Lancet” zënë vend edhe fjalët e një infermiereje. Kjo infermiere i nxjerr nga goja protezat e dhëmbëve të një personi të rënë në koma të sjellë në spital me ndihmën e ambulancës. Pasi bëhet ndërhyrja me CPR dhe zemra e të sëmurit arrin një shpejtësi të mjaftueshme futet në reanimacion. Pas disa ditëve kur personi vjen në vete i drejtohet me fjalët:
“Kjo infermierja e di se ku i kam dhëmbët. M’i ke hequr dhëmbët dhe i ke vendosur në atë tavolinën me rrota. Sipër kishte shumë shishe dhe poshtë një sirtar. Aty i ke vendosur dhëmbët e mi.”
Infermierja çuditet shumë nga fjalët e të sëmurit. Ai pohon se gjatë kohës kur ka qenë në koma është ndarë nga trupi i tij dhe ka shikuar nga lart doktorët, infermieret, dhomën. Këtë e vërteton dhe përshkrimi i imtësishëm i dhomës dhe detajeve të saj.
Dr. Sam Parnia pohon se personat të cilëve u ka pushuar zemra dhe kanë humbur funksionet e trurit mund të dëgjojnë ato çfarë fliten dhe ndodhin gjatë përpjekjeve dhe ndërhyrjeve për t’i shpëtuar. Kjo gjë është parë nga doktorët dhe infermieret. Ndërsa Dr. Pim Van Lommel thekson se raste të tilla të daljes së personit nga trupi dhe shëtitjes në dhomë nuk mund të jenë halucinacione. Krahas kësaj ia vlen të thuhet se edhe të verbrit e rënë në koma arrijnë të tregojnë shumë qartë gjithçka ka ndodhur gjatë ndërhyrjes së shpejtë.
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 01, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...