Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Oct 24, 2013 Zani i Nalte Histori, Retrospektivë 0
nga Nasuf T. Dizdari
Sipas librit historiko-statistikor “Shqipëria më 1927” e T. Selenicës, kemi të dhëna shumë interesante që do të plotësonin një tabllo të historikut të Islamit në Shqipëri dhe do të ndriçonin akoma më tepër punimet dhe aktet e Kongresit të vitit 1923.
Ja mes të tjerave se çfarë shkruhet në të:
– Populli shqiptar nga pikëpamja fetare ndahet në tre besime: mysliman, orthodoks dhe katolik. Shumica e popullit tonë është mysliman, dhe pjesa tjetër, e ndarë në orthodoks e katolikë dhe që janë të krishterë. Por ndarja e bijve të një kombi dhe të një gjaku në tre besime nuk ka cenuar aspak dashurinë vëllazërore të tyre dhe bashkimin kombëtar ashtu sikundër dhe shteti nuk ka fe zyrtare. Të gjitha besimet në vendin tonë janë të nderuara dhe liria e ushtrimit dhe e praktikimit të jashtëm të tyre është e siguruar.
Feja në shtetin tonë, nuk mund të formojë pengesa juridike dhe besimet nuk mund të përdoren për qëllime politike. Sipas regjistrimit të bërë në vitin 1922 figuron se popullsia në Shqipëri e ndarë sipas besimeve është:
Myslimanë 562,010 68.8%
Orthodoksë 16,9003 20.7%
Katolikë 85,603 10.5%
Popullsia 816,707 veta
Duke u nisur nga rregullsia matematike rezulton se përqindja gjithmonë është në lëvizje me kalimin e viteve dhe se favorizohet gjithmonë ai që ka shumicën e popullatës.
Kongresi i Parë Mysliman Shqiptar u mbajt në Tiranë nga data 24 shkurt 1923 deri më 12 mars 1923.
Në këtë kongres morën pjesë delegatë nga e gjithë Shqipëria, duke shpallur kështu mëvetësinë e Xhamisë Myslimane Shqiptare.
Për rregullimin në të ardhmen të aktivitetit të Komunitetit Mysliman, u vendos që të formoheshin dy këshilla: Këshilli i Naltë i Sheriatit si dhe Këshilli i Xhemaatit. U formua kështu Këshilli i Naltë i Sheriatit prej 4 vetash me qendër në kryeqytet të zgjedhur po nga Kongresi.
Kryetari i Këshillit të Naltë të Sheriatit përfaqësonte Komunitetin Mysliman në Shqipëri me titull Myfti i Përgjithshëm.
Njëri nga 4 anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Naltë dekretohej nga Kryetari i Republikës për kryemyfti ndërsa dy të tjerët ishin anëtarë.
Dy anëtarët dhe ndihmës/anëtari dekretoheshin nga Kryetari i Këshillit të Naltë të Sheriatit.
Detyra e Këshillit të Naltë të Sheriatit
– Të sigurojë njësinë dhe barazinë ndërmjet myslimanëve, si dhe të nxjerri në pah shpirtin dhe qëllimin e Sheriatit, duke zhdukur të gjitha besëtytnitë dhe zakonet e këqija të cilat nuk kanë të bëjnë fare me Islamin. Të ngrejë institucionet fetare për nxjerrjen e Vaizëve, Myftive, Myderrizëve, Teologëve, Imamëve dhe Hatibëve.
– Të përmirësojë punën në Medrese, sipas principeve dhe metodave moderne.
– Të ngrejë streha vorfënore.
– Të studiojë dhe të shqyrtojë raportet e paraqitura nga Drejtoria e përgjithshme e Vakfit, të kontrollojë buxhetin e përgjithshëm përgatitur nga drejtoria e financës, të emërojë dhe të shkarkojë sipas rregullave të aprovuara të gjithë nëpunësit e Sherisë dhe të vakfeve, të shqyrtojë dhe të zgjidhi të gjitha akt-vendimet dhe fetvatë, të përgatisë rregulloren e administrimit të përgjithshëm, të sigurojë botimin e një reviste të paktën njëherë në muaj, të botojë dhe të përkthejë librat e nevojshëm për shtimin e kulturës islame, të përkujdeset për të ngritur më lart mësimin e besimit, si dhe të përgatiten në gjuhën shqipe hytbet dhe predikimet që mbahen para xhematit.
Këshilli i Lartë i Sheriatit nëpër prefektura dhe nënprefektura përfaqësohej prej Myftinjve ose Naibëve (zëvendësve) nën kryesinë e të cilëve vepron Këshilli qendror i Xhematit me anëtarë sipas popullatës.
Myftinjtë dhe Naibët për problemet e sheriatit bëjnë dhe janë në marrëveshje me Myftinitë e përgjithshme.
Anëtarët e këshillave të Xhemateve zgjidheshin çdo katër vjet. Këshillat e xhematëve të katundeve formoheshin prej 5 anëtarësh dhe merreshin e lidheshin me këshillat e nënprefekturave, prefekturave dhe këto me Këshillin e Lartë të Sheriatit.
Si çdo komunitet tjetër dhe ai mysliman ka pasuritë e tij që janë vakfet, të cilat administroheshin nga Drejtori i Përgjithshëm, që zgjidhej nga kongresi dhe dekretohej prej Këshillit të Lartë të Sheriatit, gjithashtu ishte anëtar i këtij këshilli. Ai zgjidhej një herë në katër vjet prej kongresit.
Këshilli i Lartë zgjidhej nga Kongresi Mysliman, që zhvillonte punimet në çdo katër vjet. Zgjedhjet për në kongres bëheshin konform rregullores së posaçme. Në 15.000 frymë zgjidhej një delegat. Nuk mund të zgjidhej si delegat ai që s’ka mbushur 25 vjeç, që është i dënuar për çështje ordinere dhe ai pa arsim përkatës.
Detyrat e Kongresit ishin:
Shqyrtimi i buxhetit, aprovimi i rregulloreve, kontrolli i veprimeve të Këshillit të Lartë të Sheriatit dhe të Drejtorisë së përgjithshme të Vakfit. Këshilli i Lartë i Sheriatit thërret Kongresin në mbledhje të jashtëzakonshme, në rast se këshilli kontrollues e sheh të nevojshme.
Lista e delegatëve që morën pjesë në Kongresin e 24 shkurtit 1923:
Kongresi Mysliman Shqiptar përfundoi më datën 12 mars 1923 dhe zgjodhi Këshillin e Lartë të Sheriatit si më poshtë:
1- Vehbi Dibra 30 vota (kryetar)
2- Hafiz Ali Korça 29 vota
3- Vejsel Nailiu 27 vota
Nga tarikatet
4- Haxhi Adem Baba 28 vota
5- Sheh Ibrahim Karbunara 26 vota
Nga civilat
6- Qamil Bala 28 vota
7- Reshat Kokalari 20 vota
Drejtori i Përgjithshëm i Vakfeve u zgjodh z. Salih Vuçiterni 32 vota. Gjithashtu ky kongres aprovoi dhe:
– Rregulloren mbi zgjedhjet në forumet e Komunitetit Mysliman Shqiptar.
– Projekt Statutin e Komunitetit Mysliman Shqiptar.
– Rregulloren mbi organizimin e vakfeve Myslimane në Shqipëri.[1]
[1] Ky artikull është botuar për herë të parë në gazetën “Drita Islame”, nr. 4 (135), shkurt-mars 1998, fq. 1-3.
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
May 07, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...