Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM
Jul 06, 2013 Zani i Nalte Aktivitete 0
Revista “Zani i Naltë” ishte revista e parë zyrtare e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, themeluar në vitin 1923 menjëherë pas ngritjes së institucionit të Komunitetit Mysliman, pas Kongresit të parë Mysliman Shqiptar. Botimi i saj ka zgjatur nga viti 1923, deri më 1939, kur Shqipëria hyri në një fazë tjetër historike, atë të Luftës së Dytë Botërore. Në këtë revistë, gjatë gjithë periodikut të saj vërehen tonet patriotike dhe atdhetare të shkruesve, të cilët lanë gjurmë të pashlyera me anë të shkrimeve të tyre.
Gjate 16 viteve të jetës se saj, ajo botoi një sërë artikujsh, që dëshmojnë një pasuri të tërë kulturore, nëpërmjet së cilës pasqyrohet dhe niveli i mendimit teologjik shqiptar, gjatë periudhës së paspavarësisë.
Kjo revistë pati një rëndësi shumë të madhe jo vetëm për edukimin fetar islam të popullatës shqiptare, por ajo zgjoi edhe ndjenjat e patriotizmit dhe të ngritjes kulturore e arsimore të popullit shqiptar.
Në revistën “Zani i Naltë” bashkëpunuan personalitete të shquara si H. Vehbi Dibra, Hafiz Ismet Dibra, Hafiz Ali Korça, Jonuz Bulej, Haki Sharofi, Ferit Vokopola, e të tjerë, duke përfshirë këtu edhe emra të njohur të letërsisë shqiptare si p.sh. Mit’hat Frashëri. Më pas kanë dalë në shtyp revista “Kultura Islame” dhe “Njeriu”, organe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Këto botime me standarde shumë të larta, kanë qenë një pasqyrë e vërtetë e vlerave të inteligjencës myslimane të asaj kohe krizash mendimesh e ideologjish.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me rikrijimin e vet në 1990, pas disa kohësh nxori gazetën “Drita Islame”, ku për 20 vitet, ajo u bë e pandarë nga dashamirët dhe lexuesit e vet të shumtë. Viti 2012, ashtu si edhe për të gjithë shqiptarët, edhe për institucionin tonë, ishte një vit plot aktivitete, konferenca dhe botime të rëndësishme. Kështu në janar 2012 gazeta Drita Islame u kthye në një revistë kulturore-mujore, si dhe në Tetor 2012 pas 73 vitesh ndërprerje u rikthye edhe revista shkencore dhe kulturore Zani i Naltë, si një periodik 3 mujor. Këto botime të rëndësishme u pasuan edhe me botimin e enciklopedisë së parë të KMSH-së “100 personalitete shqiptare të kulturës islame”, si dhe botime të tjera.
Unë i uroj suksese Zanit të Naltë dhe i ftoj të gjithë studiuesit dhe akademikët që t’i bashkëngjiten kësaj tribune të dijes.
Ju faleminderit!
Nov 19, 2024 0
Sep 13, 2024 0
Sep 11, 2024 0
Jul 02, 2024 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
Jun 16, 2021 0
Apr 01, 2022 0
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...Sep 13, 2024 0
nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Jul 02, 2024 0
Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...