Perditësimi i fundit February 18th, 2021 12:08 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”
  • 30 vjet nga rithemelimi i KMSH-së
  • Misteret e thesarit të Vrapit të Tiranës
  • Rëndësia e meditimit në Islam dhe teknikat e meditimit
  • Vëllazërimi dhe barazimi n’islamizëm
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore

Feb 25, 2013 Zani I Nalte Aktivitete 0


zani i nalte promovim (1)

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, promovoi sot revistën shkencore “Zani i Naltë”. Numri i parë i së cilës doli në tetor 2012 si vazhdim i revistës me të njëjtin emër, e themeluar në vitin 1923. 

Në tetor të vitit 2012, doli nga botimi numri i parë i revistës shkencore e kulturore “Zani i Naltë”, vazhdim i revistës me të njëjtin emër i Komunitetit Mysliman Shqiptar, e themeluar në vitin 1923.

Promovimi i kësaj reviste u zhvillua në ambientet e Universitetit Bedër paraditen e sotme, 21 shkurt 2013, ceremoni në të cilën morën pjesë një delegacion i Bashkësisë Islame të Kosovës i kryesuar nga Myftiu H. Naim Tërnava, përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, At Andon Merdani, përfaqësues të Komunitetit Shtetëror për Kultet, përfaqësues të institucioneve shtetërore, kulturore e akademike, myftinj, studentë e të ftuar të tjerë.

Aktivitetin e hapi kryeredaktori Genti Kruja. Në fjalën e tij z. Kruja theksoi se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë historikisht ka qenë promotor në promovimin e vlerave të larta islame dhe atdhetare.

“Në datat 24 shkurt-12 mars 1923 – tha ai, – u mbajt Kongresi i Parë Mysliman, që do të themelonte edhe Komunitetin Mysliman Shqiptar, duke ngritur një institucion administrativ dhe organizativ të të gjitha punëve dhe çështjeve të islamit në trojet shqiptare, në vazhdimësi të trashëgimisë shekullore të Islamit në trojet tona. Në këtë kongres u vendos që të dilte edhe periodiku dhe organi i vetëm zyrtar i KMSH-së, revista “Zani i Naltë.”

“Ajo çfarë të bën përshtypje – vijoi ai më tej, – është se që në numrin e parë të revistës, në kopertinë shkruhej: “Zani i Naltë”, revistë fetare, merret edhe me filozofi, moral, literaturë kombëtare, sociologji, gjë që tregon për nivelin e lartë të përmbajtjes së saj në shumë fusha studimi. Në vitin 2012 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, me rastin edhe të 100 vjetorit të shtetit shqiptar vendosi rithemelimin dhe vazhdimin e botimit të revistës “Zani i Naltë”, në një periodik 3-mujor, duke treguar edhe një herë se mundohet të jetë në ndjekje të gjurmëve të personaliteteve të shquara islame shqiptare të atyre viteve.”

 

Në fund, ai falënderoi në emër të Komunitetit Mysliman dhe të redaksisë të gjithë ata që kanë sjellë shkrime për dy numrat e revistës që kanë parë dritën e botimit.

zani i nalte promovim (6)Pas tij përshëndeti Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça, i cili pasi falënderoi pjesëmarrësit ndër të tjera u shpreh: “Revista “Zani i Naltë” e themeluar menjëherë pas ngritjes së Komunitetit Mysliman, ka qenë një pasqyrë e vërtetë e vlerave të inteligjencës myslimane të asaj kohe krizash, mendimesh e ideologjish. Gjatë gjithë periodikut të saj vërehen tonet patriotike dhe atdhetare të shkruesve, të cilët lanë gjurmë të pashlyera me anë të shkrimeve dhe mendimeve të tyre.”

“Shpresojmë që kjo revistë tashmë e rikthyer të zërë një vend të merituar në mesin e intelektualëve, studiuesve dhe lexuesve në Shqipëri dhe jashtë saj”, përmbylli fjalën e tij z. Muça.

Përshëndetje bënë edhe Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myfti Naim Tërnava dhe dekani i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, dr. Qazim Qazimi. Ata vlerësuan lart kontributin e kësaj reviste për kohën kur doli në qarkullim dhe u shprehën me urimet më të mira që ajo të vazhdojë rrugëtimin e saj në shërbim të edukimit të shoqërisë me vlerat e moralit dhe të edukatës islame.

zani i nalte promovim (7)Nga penalistët fillimisht e mori fjalën prof. dr. Ferit Duka. Historiani Duka, theksoi se revista e Komunitetit Mysliman Shqiptar qe jo vetëm një organ institucional por një botim i mirëfilltë shkencor, që trajtonte problematikat dhe sfidat me të cilat përballej Islami dhe shoqëria e asaj kohe. “Revista trajtonte jo vetëm probleme me karakter teologjik, filozofik e kulturor, por edhe probleme sociale të kohës. Ajo dallohej për përmbajtjen e pasur dhe spektrin tematik të standardeve të larta.” Z. Duka u shpreh i lumtur për rikthimin e kësaj tribune mendimi, duke shprehur bindjen se ajo do të ndjekë gjurmët e paraardhëses së saj.


Më pas fjalën e mori shkrimtari Besnik Mustafaj. Pasi uroi Komunitetin Mysliman për këtë nismë të bukur ai theksoi se kjo revistë ka një rëndësi të madhe, sepse lindi në fillim të shtetit shqiptar dhe rikthehet sot pas një shekulli për të treguar se veprat e mira nuk vdesin kurrë. “Sot jemi mbledhur këtu jo vetëm për të promovuar këtë nismë të re të Komunitetit Mysliman, po për të kujtuar me respekt e nderim kontributin e madh të atyre personaliteteve fetare e kombëtare, që e themeluan, shkruan dhe kontribuuan për vazhdimësinë e kësaj reviste.” Ndërsa më tej z. Mustafaj shtoi: “Ringjallja e kësaj reviste, është tregues i asaj se Komuniteti Mysliman ka forcën intelektuale të bollshme për të mbajtur një revistë me nivelin që kërkon koha, duke qenë një forcë vitale e konkrete nisur nga tradita e saj e shkëlqyer. “Zani i Naltë” është një revistë që ka një dimension ekumenik. Duke qenë e tillë kjo revistë do vazhdojë të japë një kontribut të madh për paraqitjen e vlerave reale të islamit dhe zhvillimin e dialogut me të tjerët në shërbim të kohezionit dhe paqes sociale, pra do vazhdojë të justifikojë definicionin që ka qysh në origjinën e saj”, tha z. Mustafaj.

zani i nalte promovim (4)Fjalën e mori edhe publicisti Agron Tufa, i cili pasi përgëzoi Komunitetin Mysliman për këtë nismë kurajoze, theksoi se rikthimi i kësaj tribune të rëndësishme duhet të na gëzojë të gjithëve, pasi ka në thelb ringjalljen e një tradite e cila hodhi themelet e dashurisë për besimin, kulturën dhe dijen në përgjithësi. “Rikthimi i Zanit të Naltë, – tha z. Tufa, – është një përgjigje që na jep shpresë pas një katastrofe gjysmë shekullore. Ne duhet të njohim ato vlera me të cilat na kanë ndarë për gjysmë shekulli dhe të cilat do të bënin që fijet tona të lidheshin sërish, në mënyrë që të kuptonim se nga çfarë faze pati filluar të hidhte shtat besimi në vendin tonë.” Ai përmendi gjithashtu se kjo revistë duhet të shërbejë si lajmëse që na bën të njohur tendencat për atë që do të vijë më vonë nëpërmjet botimeve më të kualifikuara. “Zani i Naltë lindi në një kohë kur njeriu gjendej përballë një krize identiteti, duke e ndihmuar të kalojë simptomat e kësaj krize nëpërmjet forcës së besimit dhe vlerave shpirtërore. Këtë qëllim duhet të ketë edhe sot, pikërisht rindërtimin e njeriut me vlerat e besimit dhe me shije”, tha z. Tufa.

Ceremonia u mbyll me një koktej, ku organizatorët dhe të ftuarit patën mundësi të diskutonin dhe të shkëmbenin mendimet e tyre në lidhje me këtë organ të rëndësishëm të shtypit fetar islam dje dhe sot.

Për të gjithë të ftuarit u shpërndanë kalendari islam i vitit 2013, revistat “Drita Islame” dhe “Zani i Naltë”, si dhe libri i aktiviteteve të KMSH-së për vitin 2012.

zani i nalte promovim (5)zani i nalte promovim (3)

zani i nalte promovim (2)

/Drita Islame/

Share

  • tweet
90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar Mirë se vjen “Zani i Naltë”

Zani I Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”
    Botohet libri “Kurora mbi krye...

    Feb 18, 2021 0

  • 30 vjet nga rithemelimi i KMSH-së
    30 vjet nga rithemelimi i KMSH-së

    Jan 23, 2021 0

  • Misteret e thesarit të Vrapit të Tiranës
    Misteret e thesarit të Vrapit të...

    Jan 15, 2021 0

  • Rëndësia e meditimit në Islam dhe teknikat e meditimit
    Rëndësia e meditimit në Islam dhe...

    Dec 31, 2020 0

Me shumë në këtë kategori
  • Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”
    Botohet libri “Kurora mbi krye...

    Feb 18, 2021 0

  • Zhvillohet Simpoziumi i X Ndërfetar “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19”
    Zhvillohet Simpoziumi i X Ndërfetar...

    Dec 16, 2020 0

  • Departamenti i Shkencave Islame, Bedër partner ndërkombëtar në fushën akademike të Dialogut Ndërfetar
    Departamenti i Shkencave Islame, Bedër...

    Aug 11, 2020 0

  • Komuniteti Mysliman i Shqipërisë boton librin “Ilmihal për fillestarë”
    Komuniteti Mysliman i Shqipërisë...

    Jul 15, 2020 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”

Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”

Feb 18, 2021 0

Doli nga shtypi një përmbledhje publicistike e autorit Fatos A. Kopliku titulluar “Kurora mbi krye të përunjur”. Libri është një përmbledhje artikujsh të botuar ndër...
Zhvillohet Simpoziumi i X Ndërfetar “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19”

Zhvillohet Simpoziumi i X Ndërfetar “Besimet...

Dec 16, 2020 0

Departamenti i Shkencave Islame, Bedër partner ndërkombëtar në fushën akademike të Dialogut Ndërfetar

Departamenti i Shkencave Islame, Bedër partner...

Aug 11, 2020 0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë boton librin “Ilmihal për fillestarë”

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë boton librin...

Jul 15, 2020 0

Studime

Misteret e thesarit të Vrapit të Tiranës

Misteret e thesarit të Vrapit të Tiranës

Jan 15, 2021 0

nga Hysen Kobellari  Abstrakt Vetëm përmendja e emrit “Thesar” zgjon te njeriu ndjenja nga më të çuditshmet, nga më interesantet… Veçanërisht kur ndërthuren vlera...
Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

Familja në kontekstin e dinamikave globale

Familja në kontekstin e dinamikave globale

Dec 02, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë

Dec 06, 2020 0

nga Dok. Klodjan Shaqiri[1] Dr. Matilda Likaj Shaqiri[2] Abstrakt Fluksi i të rinjve si një forcë pune jashtë Shqipërisë reflekton me mungesat e dinamizmit të popullsisë dhe...
Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në dialog ndërcivilizues

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit...

May 16, 2019 0

Rëndësia e dialogut ndërfetar në marrëdhëniet ndëretnike të shoqërisë së Maqedonisë

Rëndësia e dialogut ndërfetar në...

Feb 23, 2019 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (31)

Me te lexuarat

  • Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”
    Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”

    Feb 18, 2021 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”
    Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”

    Feb 18, 2021 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”
  • 30 vjet nga rithemelimi i KMSH-së
  • Misteret e thesarit të Vrapit të Tiranës
  • Rëndësia e meditimit në Islam dhe teknikat e meditimit
  • Vëllazërimi dhe barazimi n’islamizëm

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al