Perditësimi i fundit January 23rd, 2021 8:33 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • 30 vjet nga rithemelimi i KMSH-së
  • Misteret e thesarit të Vrapit të Tiranës
  • Rëndësia e meditimit në Islam dhe teknikat e meditimit
  • Vëllazërimi dhe barazimi n’islamizëm
  • Abstracts no. 31
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Duhet përkrahur feja

May 11, 2020 Zani i Nalte Retrospektivë 0


nga Rrapo Rustemi, Student i Medresesë së Përgjithshme

 

Abstrakt

Islamizma duhet ruajtur me pekul, duhet përkrahur dhe duhet të zerë, në ndergjegje të njeriut vëndin më të lartë, pse Ajo është përkrahse e bonjakve dhe e të vorfënve, fortes’ e shpëtimit, kopsht’ i përparimit materjal e shpirtnorë, është themel i paqës, i vellazerís dhe i barazís…

Tash len nji pyetje kështu: Si mund t’a ndihmojmë e t’a përkrahim feën? Të gjitha punrat e mira, si përkrahja e të vorferve, e bonjakve, themelimi dhe meremetim’ i xhamijave, përkrahja e studentave, të cilët perpiqen për Atdhé e fé, çilja e spitaleve dhe shume sende të tjera, mund të numrohen ndihmë e perkrahje për fé. Por, ndihma m’ e rëndësishme mund t’i bëhet fés, për mbas mendimit t’em, tuke marrë parasysh kohën e kritikëshme, me edukimin e fëmive, mbi të cilët mbështetet vlera e fés dhe e atdheut… na shtyn të kemi kujdes të plotë për ata, të cilët i kemi nën vehte e qi na njohin si kryetar; atyre duhet t’ju plotsojmë nevojat, m’e madhja e të cilavet është t’edukuarit e shpirtit. 

 

استعيذ بالله: يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُونُوا أَنصَارَ اللَّهِ كَمَا قَالَ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ لِلْحَوَارِيِّينَ مَنْ أَنصَارِي إِلَى اللَّهِ ۖ قَالَ الْحَوَارِيُّونَ نَحْنُ أَنصَارُ اللَّهِ ۖ

Njeriu e ka në natyrë mirë-njofjtjen dhe nderimin  ndaj nji shoku, prj të cilit ka pasë nji mirësi qoftë edhe e vogël. Njeriu e veshtron me sy te mirë pasurin e tij, në qoftë se, prej sajë, ka korrë frytin e dobishem; aj gjithë një mundohet t’i bajë sherbimin e nevojshëm pronës së tij, mbassi prej sajë siguron ushqimet fizike, të cilat i ndihmojnë jetës së tij të perkohëshme.

Kur nji i dashtun na dergon nji dhuratë, për veç q’e falënderojmë tepër, por se na shtohet edhe nji herë dashurija ndaj tij. Mandej dhuraten e ruajmë me pekul, e vêmë në një vend të posaçëm dhe, të gjithë, pothuaj, mbajmë për bazë proverbin Arab: “الهدية لا ترد و لا تعطى – Dhurata as këthehet e as shperdorohet.”

Atëhere, qysh të mos e falenderojmë, në menyrën më të meritueshme Perëndin, i Cili na ka dhuruar sa e sa dhurata? Qysh të mos e perkrahim[1] e të mos e ndihmojmë Feën Islame, të cilën e ka derguar Zoti si dhuratë, për mbarë-vjatjen njerzore? Si të mos e përkrahim e të mos e përqafojmë ngushtaz Islamizmën, të cilën Zoti na e ka zgjedhur për Fé, sikurse urdhnon: “و رضيت لكم الإسلام دينا – Juve u kam zgjedhur për fé Islamizmen”? Pse të mos e përkrahim Islamizmen, të cilën Zot’ i Naltë, q’i bên punët me vend, e ka pranuar për fé Hyjnore, sikurse urdhnon në Kodin e Islamizmes, në Kuranin e Shënjtë: “إن الدين عند الله الإسلام – Me të vërtetë fé e pranueshme tek Zoti është Islamizma e tjetër jo”?

Islamizma duhet ruajtur me pekul, duhet përkrahur dhe duhet të zerë, në ndergjegje të njeriut vëndin më të lartë, pse Ajo është përkrahse e bonjakve dhe e të vorfënve, fortes’ e shpëtimit, kopsht’ i përparimit materjal e shpirtnorë, është themel i paqës, i vellazerís dhe i barazís. Cila âsht ajo qi siguron drejtësin, cila është ajo qi përmirëson moralin, cila ësht ajo qi perkrah atdhén? Është Islamizma, Feja Hyjnore; prandaj këjo Fé meriton çdo ndihmë e sakrificë prej të gjithë njerzve.

Verseti Hyjnor, me të cilin u stolis kryet e këti artikulli, shkurtisht ka këtë kuptim: “O besimtarë! O ju q’e kini pastruar zëmrën prej të gjitha ndyesive! O ju q’e kini ndriçuar zemrën me dritën e Besimit dhe e kini nderuar dhe zbukuruar gjuhen me fjalën madhështore t’Unitetit (Tevhidë)! Behuni ndihmuesa në qellim të Zotit, sikur se Krishti, i Bir’ i Merjemës, u tha Apostujve: ‘Cilët janë ndihmëtarët e mí në qëllim të Zotit’? Apostujt u përgjegjën: “Na jemi ndihmtarë në qellim të Zotit”. Tash len nji pyetje kështu: Si mund t’a ndihmojmë e t’a përkrahim feën? Të gjitha punrat e mira, si përkrahja e të vorferve, e bonjakve, themelimi dhe meremetim’ i xhamijave, përkrahja e studentave, të cilët perpiqen për Atdhé e fé, çilja e spitaleve dhe shume sende të tjera, mund të numrohen ndihmë e perkrahje për fé. Por, ndihma m’ e rëndësishme mund t’i bëhet fés, për mbas mendimit t’em, tuke marrë parasysh kohën e kritikëshme, me edukimin e fëmive, mbi të cilët mbështetet vlera e fés dhe e atdheut.    

Edukim’ i fëmive u përket prindërve, të cilve Zot’ i Madhnueshëm ja u ka bâ detyrë me versetin që po shënojmë këtu poshtë: “ياأيها الذين آمنوا قوا أنفسكم و أهليكم نارا – O Besimtarë! Ruani vehten dhe familjen t’uaj prej zjarrit!”

Për të bërë fjalët e prindërve efektin e duhur, duhet të kenë pajosë vehten e tyre me sjellje dhe edukatë shëmllore, të cilën lypse, për mbas urdhërit Hyjnuer, t’ja u mësojnë edhe fëmivet të tyre. Shpëtimtari i njerëzimit, H. Muhammedi (A. S.) urdhnon: “كلكم راع و كل راع مسئول عن رعيته – Se i cili prej jush është bari dhe përgjegjës për turmën e vet.” Kjo fjal’ e lartë Profetike na shtyn të kemi kujdes të plotë për ata, të cilët i kemi nën vehte e qi na njohin si kryetar; atyre duhet t’ju plotsojmë nevojat, m’e madhja e të cilavet është t’edukuarit e shpirtit. Detyra e Profitve qe udhë-heqja e popullit në rrugë të mbarë, detyra e prindve ësht’ edukim’ i vëmive të tyre; prandaj, si thamë, duhet të jenë aqë të sjellshëm, sa qi fjalët e tyre të bijnë ndër fëmijtë përshtypjen mâ të thellë dhe të përgjegjen: “Po, ju bindëm dhe e pranuamë urdhërin t’uaj” sikurse u bindën apostujt tue than: “Na jemi ndihmtarë për qëllimin e Zotit”.

Edukim’ i fëmive plotësohet, atëhere, kur t’ju mësohet atyre feja, bashkë me të cilën kanë lindur. Feja, me të cilën ata lejnë dhe e kanë në natyrë, âshte Islamizma sikurse e vërteton fjala Profetike:

كل مولود يولد على فطرة الإسلام ثم أبواه يهودانه أو ينصرانه أو يمجسانه

“Çdo fëmi len me natyrën Islame d. m. th. sikur të mos i mësohe ndonji fé, kishte për të përqafuar Islamizmën; mirë po, prindërit e bëjnë Jahidi, ose Krisjan, apo Mexhusi”.

Koh’ e edukatës është qysh prej djepit deri në var, por m’e volitëshmja është në vogjëli, massi i vogli është mjaftë sensitiv dhe ka mëndjen e kulluar, me të cilën thith sjelljet, sikurse aparat’ i fotografis, i cili thith figurat q’i dalin para. Nji fjal’ e lartë Arabe është kështu: “الغصن الرطيب يتقوم بالتربية” e cila do të thotë: “Filiz’  i njomë rritet si mbas drejtimeve qi t’i epenë”.

Edukimi ka nji rëndësi të posaçme, mbassi shofim se është princip’ i njerzve të mbëdhej e të virtytshëm, të cilët janë munduar me çdo mënyrë qi ka qenë e mundur, si e si t’i pajosnin fëmijt e tyre me sjellje të pëlqyeshme, me të cilën të knaqnin jo vetëm prindrit e tyre, por edhe rrethin, ku ndodheshin.

Llokman Haqimi, i cili, sikurse na e difton Kur-an’ i Shënjtë, s’qe vetëm nji doktor, por edhe nj’i Shenjtë, është munduar mjaftë tue edukuar djalin e Tij, q’ishte i pa fé. Me kurajon që diftoj H. Llokmani e pruri, mâ në fund, djalin në fé dhe nuk e la n’errsirë.

Fëmija afetar s’është i vlefshëm as për atdhé dhe as për familje, mbassi nuk i di detyrat qi ka kundrejt tyre. Ata të cilët thonë se, atdhetari duhet të jetë i pa fé, janë krejtë të gabuarë, pse, femija afetare, edhe n’i ditët detyrat qi ka kundrejt atdheut, nuk mudn të luftojë me gjithë shpirt, mbassi nuk beson se ka ndonji shpërblim për jeten tjetër dhe nuk beson se shkon dëshmorë. Kurse fetari, jo vetëm q’i di e i njeh detyrat që ka kundrejt atdheut, por edhe lufton për të, mbassi ka dy shpresa të gjalla:

  1. a) Në qoftë se fiton luftën, shpëton atdhén dhe del fitues (triumphator).
  2. b) Në qoftë se vritet, vdes dëshmorë, i cili, për mbas mësimevet fetare, shkon në parajs (xhennet).

Të gjitha urdhnat e porositura prej Kur-anit të Shënjtë e prej H. Muhammedit (A. S.) janë baza themeltare me anën e të cilave lartësohen njerzit; mirë po në vënd që t’i afrohemi detyrës, më tepër i shtëmangemi, dhe urdhnat e Profetit të Shënjtë, të cilat jo-Muslimanët i kanë marrë për rregullim dhe shumicën e tyre i konsiderojnë si burim të tyre, i kemi lënë pas dore. Prandaj duhet vajtuar hall’i jonë kur shofim nëpër rruga fëmijët tue folë fjalë të këqija e plotë merrena. Për të vërtetuar se, shumë urdhëna të H. Muhammedit i konsiderojnë si të tyret, po bije një shëmbëll, e cila ka lidhje me themën, t’onë: Anglezët rrenën e numroujnë nji gjtë të poshtme e të keqe; prandaj para femive nuk flasin rrena, pas atëhere edhe fëmijtë do të mësohen me rrejtë. Këtë princip Anglezët e njohin si nji burim origjinal të tyren; mirë po, në qoftë se vështrojmë në Librin “إحياء العلوم – Ihjaul-ulum” të Gazaliut, gjemë këtë ndodhí:

“H. Pejgamberi kishte shkuar te halla e Vetë, e cila i tha djalit të sajë: ‘Ec në treg, na mer një send, pra, kur të ktheheç, kam me të dhënë nji lek – po themi -; mirë po, kur u kthye djali, ajo s’i dha gjë’. H. Muhammedi, të Cilin në çdo pikpamje që t’a shofim, nda del m’i përsosuri njeri, i tha: “Mos e rrej, o Hall’ e Eme! pse i vogli e bën zakon e kështu ka për të rrejtur, kur të rritet”. Merret vesh se të mos gënjyerit e prindvet para fëmive, nuk ësht zakon origjinal i Anglezvet, por porosí e H. Muhammedit (A. S.). Atëhere, del fundi kështu:

Të gjithë ata, qi dëshirojnë me shpëtuae nga ndëshkimi Perndijor, ata që dëshirojnë të kenë shpërblime në të dy jetët, ata që dëshirojnë të mirën e atdheut dhe ata që dëshirojnë të përmënden pas me respekt, le t’edukojnë fëmijët e tyre si pas porosive të Kur-anit e të H. Muhammedit (paqa dhe bekim’ i Zotit qoftë mbi të.)

Lumtërija e kombeve, forca dhe qetsija e shteteve varet n’edukimin e të rive; prandaj Philosofi Laibniç ka thënë: “Le të ma apin mua eukimin e fëmijvet’ t’a këthej për së mbari gjëndjen e faqes së dheut”.

M. T. Zog. I, Mbret’ i jonë shumë i dashtun, shpreh këtë fjalë t’artë: “Unë djalerín e dua me disiplinë”, këjo na tregon se, edukim’ i të rive, luan nji rrol me rëndësi n’evolusionin e nji shteti.

Si dashurues i të mirës, i lutem Mëshiruesit Perëndí qi brez’ i ri i Shqipnis të pajoset me edukatën e plotë dhe me virtytet e larta fetare, me anën e të cilave të përpiqen për Atdhé për Fé e për Mbret.[2]

 

 

[1]. Përkrahja është për të mirën t’onë, pse Zoti fenë që ka çue e ruan Vetë.

[2]. Marrë nga revista “Zani i Naltë”, nr. 3, viti XI, mars 1936, f. 77-82.

Share

  • Retrospektivë
  • tweet
Kur flasim për dashurinë Kush është ‘çkatërimi’ i radhës për njerëzinë!

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Qytetrimi i vërtetë e qytetrimi mjeshtëror
    Qytetrimi i vërtetë e qytetrimi...

    Nov 26, 2018 0

Me shumë në këtë kategori
  • Vëllazërimi dhe barazimi n’islamizëm
    Vëllazërimi dhe barazimi...

    Dec 27, 2020 0

  • Ç’asht Kur’ani?
    Ç’asht Kur’ani?

    Oct 11, 2020 0

  • Parathanë e qellim (1923)
    Parathanë e qellim (1923)

    Jan 24, 2020 0

  • Nisjativa te reja për bashkëpunim midis feve
    Nisjativa te reja për bashkëpunim...

    Sep 24, 2019 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi i X Ndërfetar “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19”

Zhvillohet Simpoziumi i X Ndërfetar “Besimet fetare dhe sfidat e Covid...

Dec 16, 2020 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Departamenti i Shkencave Islame, Bedër partner ndërkombëtar në fushën akademike të Dialogut Ndërfetar

Departamenti i Shkencave Islame, Bedër partner...

Aug 11, 2020 0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë boton librin “Ilmihal për fillestarë”

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë boton librin...

Jul 15, 2020 0

Departamenti i Shkencave Islame, BEDËR zhvillon takim online me 7 brezat e diplomuar

Departamenti i Shkencave Islame, BEDËR zhvillon...

May 22, 2020 0

Studime

Misteret e thesarit të Vrapit të Tiranës

Misteret e thesarit të Vrapit të Tiranës

Jan 15, 2021 0

nga Hysen Kobellari  Abstrakt Vetëm përmendja e emrit “Thesar” zgjon te njeriu ndjenja nga më të çuditshmet, nga më interesantet… Veçanërisht kur ndërthuren vlera...
Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit...

Dec 06, 2020 0

Familja në kontekstin e dinamikave globale

Familja në kontekstin e dinamikave globale

Dec 02, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare

Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë

Dec 06, 2020 0

nga Dok. Klodjan Shaqiri[1] Dr. Matilda Likaj Shaqiri[2] Abstrakt Fluksi i të rinjve si një forcë pune jashtë Shqipërisë reflekton me mungesat e dinamizmit të popullsisë dhe...
Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në dialog ndërcivilizues

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit...

May 16, 2019 0

Rëndësia e dialogut ndërfetar në marrëdhëniet ndëretnike të shoqërisë së Maqedonisë

Rëndësia e dialogut ndërfetar në...

Feb 23, 2019 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë Nr. 30

Me te lexuarat

  • 30 vjet nga rithemelimi i KMSH-së
    30 vjet nga rithemelimi i KMSH-së

    Jan 23, 2021 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • 30 vjet nga rithemelimi i KMSH-së
    30 vjet nga rithemelimi i KMSH-së

    Jan 23, 2021 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • 30 vjet nga rithemelimi i KMSH-së
  • Misteret e thesarit të Vrapit të Tiranës
  • Rëndësia e meditimit në Islam dhe teknikat e meditimit
  • Vëllazërimi dhe barazimi n’islamizëm
  • Abstracts no. 31

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al