Perditësimi i fundit February 28th, 2021 8:28 PM
Feb 06, 2020 Zani i Nalte Aktivitete 0
Klubi i Mendimit, Kulturës dhe Artit Islam në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Islame, Bedër zhvilluan me dt. 5 shkurt 2020, Konferencën e III Studentore në Shkenca Islame të titulluar: “Kontributi i Prijësve Myslimanë në Historinë e Kryeqytetit”.
Programi u çel me këndim Kur’ani nga studenti i Masterit Abdullah Ziba dhe ku më pas mbajtën fjalë përshëndetëse Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Dr. Genti Kruja, Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame.
I ftuar në këtë konferencë ishte zv/myftiu i Tiranës, Imam Bilal Teqja, i cili foli rreth vlerës dhe rëndësisë së studimit të jetës së dijetarëve myslimanë shqiptarë. Ai gjithashtu nuk la pa përmendur edhe sfidat që hasen çdo ditë në zbatimin e këtij misioni profetik, duke vlerësuar rolin që luan edhe Universiteti Bedër dhe Departamenti i Shkencave Islame në përçimin e vlerave universale, jo vetëm studentëve të tyre, por edhe mbarë shoqërisë.
Më pas u mbajt edhe paneli i përgatitur nga studentët e Departamentit të Shkencave Islame, ku referuan studentë të këtij departamenti.
Feb 28, 2021 0
Feb 18, 2021 0
Dec 16, 2020 0
Aug 11, 2020 0
Feb 28, 2021 0
Ditën e mërkurë, me 24 Shkurt 2021 Departamenti i Shkencave Islame në KU Bedër organizoi simpoziumin virtual ndërkombëtar me titull: “Roli i edukimit fetar në promovimin e një...Jan 15, 2021 0
nga Hysen Kobellari Abstrakt Vetëm përmendja e emrit “Thesar” zgjon te njeriu ndjenja nga më të çuditshmet, nga më interesantet… Veçanërisht kur ndërthuren vlera...Nov 03, 2020 0
nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...Dec 06, 2020 0
nga Dok. Klodjan Shaqiri[1] Dr. Matilda Likaj Shaqiri[2] Abstrakt Fluksi i të rinjve si një forcë pune jashtë Shqipërisë reflekton me mungesat e dinamizmit të popullsisë dhe...