Perditësimi i fundit April 21st, 2018 10:27 AM

  • Rreth Nesh
    • Redaksia
    • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë PDF
  • Kontaktoni

Zani i Nalte

Te fundit

  • Deklaratë e përbashkët e komuniteteve fetare në Shqipëri
  • Universiteti Bedër, H. Ibrahim Dalliu në Seminarin e VII-të “Kur librat flasin”
  • Abstracts no. 22
  • Fjala e Dr. Mustafa Ceriç në Konferencën Ndërkombëtare në Studimet Islame
  • Fjala e Kryetarit të Konferencës Ndërkombëtare në Studimet Islame
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Fjala e myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava në 95-vjetorin e themelimit të Komunitetit Mysliman Shqiptar

Mar 29, 2018 Zani i Nalte Editoriale 0


Naim Ternava

I nderuari kryetari i KMSH-së, H. Skender Bruçaj

I nderuari President i Shqipërisë, Z. Ilir Meta

Të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotërinj

Kam nderin e posaçëm, që sot jam në këtë aktivitet ku shënohet përvjetori i 95-të i veprimtarisë së Komunitetit Mysliman Shqiptar, institucion ky që mori përsipër drejtimin dhe organizmin e jetës fetare islame për trojet tona. Themelimi i Komunitetit Mysliman Shqiptarë më 1923 paraqet një ndër ndërmarrjet më të rëndësishme për shqiptarët e besimit islam me udhëheqësit e tyre fetarë në krye, në një kohë kthesash të mëdha historike për vendin tonë, gjeten kurajë dhe udhëhoqën e organizuan besimtarët islamë dhe i pavarësuan edhe në aspektin shpirtëror. Një vendim i tillë ishte kërkesë e besimtarëve dhe e shtetësisë së tyre, prandaj edhe vendimi për themelimin e KMSH-së nga ata hoxhallarë të urtë, të ditur e të mençur të prirë nga Haxhi Vehbi Dibra me shokë, ishte përmbushje e një kërkese të tillë dhe një element shtesë i shtetësisë së shqiptarëve.

Sepse ky vendim i parisë së ulemasë shqiptare, qe në harmoni të plotë me vendimet që kishte marrë paria e kombit për pavarësinë e vendit më 1912. Në këtë kontekst, duhet parë edhe themelimin e KMSH-së, si jetësim konkret i vendimeve për pavarësinë e vendit, ngritjen e shtetit dhe themelimin e institucioneve dhe funksionalizmin praktik të tyre.

Themelimi i KMSH-së përveç që nisi me organizimin e jetës fetare islame, ai themeloi dhe ngriti edhe institucionet bazike për nevojat e myslimanëve shqiptarë, si Këshillin e Naltë të Sheriatit; Medresenë e Tiranës; Revistën “Zani i Naltë”, si dhe botimin e literaturës së nevojshme etj., që i dhanë formë e trajtë e kuptim jetës fetare të besimtarëve shqiptarë, sepse aty praktikohej, mësohej, kultivohej e shpjegohej për fenë e Zotit, për historinë e ndritshme të kombit në gjuhën e besimtarëve, në gjuhën shqipe.

Duhet thënë që Komuniteti Mysliman, si edhe projektet e tjera kombëtare, në fillimet e tij qe projektuar si institucion për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë dhe për të gjitha trojet tona, mirëpo për shkak të rrethanave historike, që tashmë dihen, Komuniteti veprimtarinë e tij e ushtroi vetëm në territorin e Shqipërisë së 1913, por nuk qe pa ndikim të madh edhe në trojet tjera shqiptare, që ngelën jashtë trungut shqiptar.

Por roli i Komuniteti Mysliman Shqiptar nuk është kufizuar vetëm në një aspekt, atë fetar, por ai ka edhe dimensione të tjera dhe sidomos për çështjen kombëtare, duke qenë një promovues i përhershëm i tolerancës, mirëkuptimit e harmonisë ndërfetare.

Në historikun e tij Komuniteti Mysliman Shqiptar, si edhe komunitetet e tjera tonat fetare u përballen me një ish sistem i cili, sikurse dihet, ndaloi me ligj punën e komuniteteve fetare në vend, pas së cilës pasoi një periudhë e pafavorshme dhe rrënuese për gjithçka që i takonte fesë dhe institucioneve fetare.

Deshi Zoti dhe ai sistem shkoi për të mos u kthyer më, kurse ne kemi KMSH-në, kemi komunitetet e tjera fetare shqiptare, të cilat vazhdojnë misionin e tyre në edukimin dhe fisnikërimin e popullatës, në predikimin e së mirës, të moralshmes, të bukurës, të drejtës, fisnikes, gjithnjë duke u mbështetur mbi bazat dhe parimet hyjnore.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm dhe domethënës, nuk mund të mos kujtoj me nderim të veçantë pa dashur të harrojë të gjithë ata prijës ndër breza, që kanë udhëhequr KMSH-në, duke filluar që nga Haxhi Vehbi Dibra, Dr. Behxhet Shapati, Hafëz Sherif ef. Langu, Haxhi Musa Basha, e deri te riorganizuesit e tij pas viteve të ‘90 të shekullit të shkuar, Hfz. Sabri Koçin e Haxhi Selim Muçën.

Duke ju përshëndetur, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve të saj, dhe në emrin tim personal, KMSH-së i dëshiroj jetë të gjatë, kurse juve shumë suksese e mbarësi.

 

Myftiu i Kosovës

Naim ef. Tërnava

Tiranë, 28 mars 2018

Share
Facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmail
  • tweet
Abstraktet e nr. 22 (175), janar, shkurt, mars 2018 Fjala e H. Skender Bruçajt në ceremoninë e 95 vjetorit të KMSH-së

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Deklaratë e përbashkët e komuniteteve fetare në Shqipëri
    Deklaratë e përbashkët e...

    Apr 21, 2018 0

  • Universiteti Bedër, H. Ibrahim Dalliu në Seminarin e VII-të “Kur librat flasin”
    Universiteti Bedër, H. Ibrahim Dalliu...

    Apr 19, 2018 0

  • Abstracts no. 22
    Abstracts no. 22

    Apr 13, 2018 0

  • Fjala e Dr. Mustafa Ceriç në Konferencën Ndërkombëtare në Studimet Islame
    Fjala e Dr. Mustafa Ceriç në...

    Apr 11, 2018 0

Me shumë në këtë kategori
  • Deklaratë e përbashkët e komuniteteve fetare në Shqipëri
    Deklaratë e përbashkët e...

    Apr 21, 2018 0

  • Abstracts no. 22
    Abstracts no. 22

    Apr 13, 2018 0

  • Fjala e Dr. Mustafa Ceriç në Konferencën Ndërkombëtare në Studimet Islame
    Fjala e Dr. Mustafa Ceriç në...

    Apr 11, 2018 0

  • Fjala e Kryetarit të Konferencës Ndërkombëtare në Studimet Islame
    Fjala e Kryetarit të Konferencës...

    Apr 09, 2018 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Universiteti Bedër, H. Ibrahim Dalliu në Seminarin e VII-të “Kur librat flasin”

Universiteti Bedër, H. Ibrahim Dalliu në Seminarin e VII-të “Kur...

Apr 19, 2018 0

Departamenti i Shkencave Islame në bashkëpunim me klubin studentor “Mesazhi i Jetës” në kuadër të vazhdimit të ciklit të seminareve “Kur librat flasin”, zhvilluan ditën e...
Zhvillohet Konferenca e I-rë Ndërkombëtare në Shkencat Islame “Sfidat e myslimanëve në shoqërinë e shekullit XXI”

Zhvillohet Konferenca e I-rë Ndërkombëtare në...

Apr 05, 2018 0

Presidenti Meta dekoron “Zanin e Naltë” me titullin “Naim Frashëri”

Presidenti Meta dekoron “Zanin e Naltë” me...

Mar 28, 2018 0

Zhvillohet konferenca “Feja dhe përshpirtëria në marrëdhëniet mes të krishterëve dhe myslimanëve”

Zhvillohet konferenca “Feja dhe përshpirtëria...

Feb 13, 2018 0

Studime

 “Drita Islame” – një shkëndijë e dritës së fesë islame në Shqipërinë paskomuniste

 “Drita Islame” – një shkëndijë e dritës së fesë...

Mar 05, 2018 0

“Duan të shuajnë me gojën e tyre Dritën e Allahut, por Allahu e plotëson Dritën e Tij edhe pse e urrejnë mohuesit.” (Saff, 8) nga Prof. Dr. Qani Nesimi, Myfti i Tetovës...
Pavarësia e Kosovës dhe roli i saj në stabilitetin politik në Ballkan dhe Evropë

Pavarësia e Kosovës dhe roli i saj në...

Feb 20, 2018 0

Shkencizmi – Kali Modern i Trojës

Shkencizmi – Kali Modern i Trojës

Jan 10, 2018 0

Thirrja islame ndër shqiptarë në ambientin konkret gjeokulturor e gjeopolitik dhe të postmodernizmit

Thirrja islame ndër shqiptarë në ambientin...

Jan 03, 2018 0

Gjuhë-letërsi

Poemë satirike, që lexohet për vlerat semantike, gjuhësore e stilistike, artistike e letrare

Poemë satirike, që lexohet për vlerat semantike, gjuhësore e...

Jan 15, 2018 0

nga Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi Universiteti Bedër  Abstrakt Kohët e fundit, si pasojë e hulumtimit profesional, u zbulua në Arkivin e Shtetit në Tiranë një poemë tjetër...
Një lutje shpirtit të shenjtërueshëm të Pejgamberit t’onë (alejhi selam)

Një lutje shpirtit të shenjtërueshëm të...

Nov 30, 2017 0

Terminologjia islame te populli shqiptar

Terminologjia islame te populli shqiptar

Oct 20, 2017 0

Sociologji

Harmonia dhe bashkëjetesa ndërfetare në Shkodër

Harmonia dhe bashkëjetesa ndërfetare në Shkodër

Feb 02, 2016 0

nga Dr. Genti Kruja Mirëkuptimin ndërfetar në Shqipëri, e posaçërisht në Shkodër, e kanë konstatuar e konfirmuar në rrjedhën e shekujve shumë dijetarë, gjuhëtarë,...
Thirrja e jetimit

Thirrja e jetimit

May 20, 2015 0

Laicizmi, feja dhe globalizimi i marrëdhënieve mes Lindjes dhe Perëndimit

Laicizmi, feja dhe globalizimi i marrëdhënieve...

May 04, 2015 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë Nr. 18

Me te lexuarat

  • Thomas Michel dhe koncepti i dialogut nga këndvështrimi i një të krishteri
    Thomas Michel dhe koncepti i dialogut nga këndvështrimi i...

    Dec 09, 2014 2

  • Deklaratë e përbashkët e komuniteteve fetare në Shqipëri
    Deklaratë e përbashkët e komuniteteve fetare në

    Apr 21, 2018 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Thomas Michel dhe koncepti i dialogut nga këndvështrimi i një të krishteri
    Thomas Michel dhe koncepti i dialogut nga këndvështrimi i...

    Dec 09, 2014 2

  • Deklaratë e përbashkët e komuniteteve fetare në Shqipëri
    Deklaratë e përbashkët e komuniteteve fetare në

    Apr 21, 2018 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Deklaratë e përbashkët e komuniteteve fetare në Shqipëri
  • Universiteti Bedër, H. Ibrahim Dalliu në Seminarin e VII-të “Kur librat flasin”
  • Abstracts no. 22
  • Fjala e Dr. Mustafa Ceriç në Konferencën Ndërkombëtare në Studimet Islame
  • Fjala e Kryetarit të Konferencës Ndërkombëtare në Studimet Islame

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5 4
Copyright 2013 Zaninalte.al