Perditësimi i fundit December 3rd, 2019 1:28 PM
Jan 03, 2018 Zani i Nalte Aktivitete 0
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, gjatë mesit të dhjetorit 2017 gjendej në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dabi, në kuadër të konferencës tre ditore të organizuar nga Forumi për Konsolidimin e Paqes në Shoqëritë Myslimane, me temë: “Paqja Globale dhe Frika nga Islami – Luftimi i Ekstremizmit”, me ftesë të posaçme nga kryetari i forumit, dijetarit Abdullah bin Bejah.
Në këtë konferencë, e cila u zhvillua nën kujdesin e ministrit të jashtëm të EBA, z. Abdullah bin Zayed Al Nihjan, merrnin pjesë më shumë se 500 dijetarë, personalitete, udhëheqës fetarë dhe politik, studiues dhe akademikë nga besime të ndryshme fetare nga e gjithë bota për të diskutuar një temë mjaft aktuale, siç është ajo e Islamit dhe e paqes nëpër botë.
Kryetari i KMSH-së, ka marrë pjesë aktivisht në këtë konferencë, duke diskutuar nëpër panele të ndryshme debatesh, ku ndër të tjera ka theksuar në prani të të gjithëve, se bashkëjetesa ndërkulturore dhe ndërfetare është një faktor shumë i rëndësishëm në arritjen e paqes mbarë botërore.
Gjithashtu, z. Bruçaj, ka zhvilluar takime me personalitetet më të larta dhe dijetarë pjesëmarrës në këtë konferencë, duke i njohur ata me mbarëvajtjen e fesë islame në Shqipëri, si dhe me institucionin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe me veprimtaritë e tij, takime në të cilat kryetari Bruçaj ka marrë përgëzimet dhe urimet më të përzemërta nga udhëheqës fetarë botërorë për angazhimin e tij në shërbim të Islamit dhe të myslimanëve në vend dhe në rajon.
Dec 03, 2019 0
Dec 02, 2019 0
Nov 21, 2019 0
Nov 20, 2019 0
Nov 20, 2019 0
Nov 13, 2019 0
Sep 09, 2019 0
Jul 31, 2019 0
Nov 20, 2019 0
Në datat 15-17 nëntor 2019 është mbajtur në Universitetin e Vjenës në Austri, Konferenca Ndërkombëtare “Feja në Shkolla”. Konferenca e iniciuar nga Instituti i Teologjisë...Nov 21, 2019 0
Në foto: Kristo Thanas, Imam Vehbi Ismaili, Fan S. Noli, Baba Rexhebi, Anthony Athanas, Boston, SHBA, 1959. nga Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi Dekan i Fakultetit të Shkencave...Nov 21, 2019 0
Në foto: Kristo Thanas, Imam Vehbi Ismaili, Fan S. Noli, Baba Rexhebi, Anthony Athanas, Boston, SHBA, 1959. nga Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi Dekan i Fakultetit të Shkencave...May 16, 2019 0
nga Prof. Dr. Fadil Maloku, Universiteti i Prishtinës Pas tmerrit dhe lemerisë që përjetuan qytetarët e Nju Jorkut, nga ana e terroristëve të Osama Bin Ladenit, kurse tani, si...