Perditësimi i fundit February 19th, 2019 12:00 PM

  • Rreth Nesh
    • Redaksia
    • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë PDF
  • Kontaktoni

Zani i Nalte

Te fundit

  • Historia e personaliteteve shqiptare të Vilajetit të Janinës (1859-1909) I
  • Eskatologji
  • Globalizmi, dialogu, feja dhe metafizika
  • “Nji andërr e imja” nga Hafiz Ibrahim Dalliu
  • KMSH-Departamenti i Shkencave Islame Bedër, promovojnë dy libra në Seminarin VIII “Kur Librat flasin”
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Hz. Umeri dhe paqja e Jeruzalemit

Feb 08, 2016 Zani i Nalte Histori 0


12107721_1067349529942014_5926302220363985363_n

Në Jeruzalemin e pas vajtjes së Umer ibnul Hatabit nga Medina, u arrit një marrëveshje dhe paqe

madhështore e paparë në historinë botërore, e cila u njoh si Kontrata Sociale e Kalifit Umer. Kjo marrëveshje ofruar popullsisë së Jeruzalemit, është si vijon:

“Bismil’lahi’rr-Rrahmani’rr-Rrahim

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.

Kjo marrëveshje është një Kontratë Sociale që i ofrohet popullsisë iliane nga Umeri, prijësi i besimtarëve myslimanë dhe rob i Allahut, është një garanci e dhënë për jetën, pasurinë, kishat, kryqet, për të gjithë individët vendës dhe nomadë të tyre. Kishat e tyre nuk do të bëhen banesa, nuk do të shemben dhe as do të pushtohen qoftë edhe pjesërisht. Nuk do të preken objektet e shenjta brenda tyre, nuk do të preken pasuritë e tyre. Askush nuk do të shtypet dhe nuk do të dëmtohet për shkak të besimit fetar, askujt dhe kurrë nuk do t’i shkaktohet dëm dhe në vendbanimet e tyre nuk do të vendosen kolonë hebraikë. Si shpërblim të kësaj garancie, ata do të paguajnë xhizje. Atij që do të dëshirojë të largohet nga vendi, do t’i sigurohet garancia e jetës dhe pasurisë gjer në vendin ku do të shkojë. Kurse ata që dëshirojnë të qëndrojnë në vendbanimin aktual, do të jetojnë në siguri dhe do të paguajnë xhizje. Kush dëshiron të shkojë te grekët, do të shkojë te grekët, dhe kush dëshiron të kthehet në atdhe, do të kthehet në atdhe. Prej tyre nuk do të kërkohet asgjë gjersa të marrin prodhim. Ky është premtim sigurie i dhënë popullsisë së Jeruzalemit nga Resuli/i Dërguari i Allahut, nga kalifët dhe besimtarët myslimanë. Ky premtim sigurie mbetet në fuqi për sa kohë ata do të paguajnë xhizje.”

Kalifi Umer e shpalli Jeruzalemin Vakëf

Kontrata Sociale e nënshkruar nën dëshminë e Halid bin Velidit, Amr bin Asit, Abdurrahman bin Aufit dhe Muavije bin Ebi Sufjanit, u përgatit dhe u shkrua në vitin 15 hixhri. Kurse popullsia e Jeruzalemit, menjëherë pas ngadhënjimit islam, vendosi vetë me vullnet të lirë të hyjë nën protektoratin islam. Pas këtij akti, Kalifi Umer e shpalli vakëf Jeruzalemin, i cili ka një vend të posaçëm në Islam; shpalli se askush nuk do të ketë të drejtë të blejë e të shesë ose të dhurojë tokë këtu. Ashtu siç pati ndodhur në ngjarjen Isra dhe Miraxh, Kalifi Umer parapëlqeu të hynte në Faltoren Aksa andej nga kishte hyrë Profeti dhe, brenda në Faltore, fali namazin “për nderim ndaj faltores” (tahijjetul mesxhid).

Teksti i plotë i kontratës

Teksti i Marreveshjes se Omerit r.a.

Teksti i plotë i Kontratës Sociale që ruhet aktualisht në Arkivat Kryeministrore Osmane, në regjistrat kishtare, në Defterin Kamame Nr. 8, është kështu:

Lavdi Allahut që na bëri të çmuar me Islamin, na nderoi me besimin, na mëshiroi me profetin Muhamed, na çoi nga rruga e shtrembër në rrugë të drejtë, na bashkoi pas përçarjes dhe na i njësoi zemrat, na dha fitoren kundër armiqve, na i mundësoi këto vendbanime dhe na bëri vëllezër që e duan njëri-tjetrin. O robër të Allahut, lavdërojeni Allahun për këto dhunti!

Ky është pakti me shkrim i Umer ibnul Hatabit dorëzuar patrikut të nderuar Safranbos të kombit të Jezuit në Malin e Ullirit të Jeruzalemit të Nderuar, i hartuar në mënyrë që të përfshijë tërë popullsinë jomyslimane së bashku me priftërinjtë dhe patrikët e tyre.

Kudo dhe në të gjitha kushtet, të gjithë priftërinjtë zotërojnë të drejtën e mbrojtjes, sigurisë dhe garancisë nga ne, myslimanët. Kjo mbrojtje është e vlefshme për jomyslimanët për sa kohë që ata të respektojnë nenet e këtij pakti nënshtetësie. Ne, besimtarët myslimanë dhe ata që do të vijnë pas nesh, kemi përgjegjësi për t’i mbrojtur ata. Dhe kjo përgjegjësi do të vazhdojë për sa kohë të vazhdojë bindja dhe besnikëria e tyre.

Ky premtim ka vlerë sa për vetë personin, aq edhe për kishat dhe manastiret e tyre, si dhe për të gjitha mjediset e shenjta si vende vizitash dhe pelegrinazhi brenda dhe jashtë tyre.

Këto mjedise të shenjta janë: Kisha Kamame, Kisha e Madhe e Betlehemit, vendlindjes së profetit Isa (Jezus), shpella me tri dyer të hapura në drejtim të Kibles (Qabes), Lindjes dhe Perëndimit.

Bashkësitë krishtere me përjashtim të krishterëve të Jeruzalemit, domethënë, krishterëve abisinas, pelegrinët nga Evropa, koptët, sirianët, armenët, jakubitët, marunitët, si dhe popullata të ngjashme, varen tërësisht nga Patriku i sipërpërmendur. Patriku emërohet.

Si më sipër, është rrjedhojë imediate e garancisë së dhënë nga profeti Muhamed priftërinjve dhe patrikëve të sipërpërmendur dhe i kërkesës së tij për mbrojtjen e tyre. Edhe ne, besimtarët myslimanë, për hir të Profetit tonë i cili qe sjellë mirë ndaj tyre, do të sillemi mirë me ta.

Këta priftërinj dhe patrikë do të përjashtohen nga xhizja dhe detyrimet e tjera të ngjashme në tokë dhe në det; atyre nuk do t’u merret taksë për hyrjen në Kishën Kamame dhe në mjediset e tjera të shenjta. Kurse pelegrinët ose vizitorët e ardhur në Kishën Kamame, që ndodhet në duar të të krishterëve, do t’i japin Patrikut 1,3 dërhem.

Të gjithë besimtarët myslimanë burra e gra, sulltanë, gjyqtarë dhe guvernatorë, të pasur e të varfër janë të detyruar pa përjashtim dhe në mënyrë absolute t’i respektojnë urdhrat tona.

Ky dekret u është dhënë kryetarëve krishterë në praninë e sahabeve të nderuar Abdullah, Osman bin Affan, Sa’d bin Zejd, Abdurrahman bin Auf e të tjerë.

Urdhrat e parashtruara në këtë dekret të shkruar, të ruhen, të respektohen dhe të zbatohen.

Kush nga besimtarët myslimanë e lexon këtë dekret dhe e kundërshton tani ose gjer në kiamet, konsiderohet se e ka shkelur paktin e Allahut dhe ka kundërshtuar të Dashurin e Tij!

Rebiulevvel i vitit 15 hixhri (2 maj 636).

Arkivi Kryeministror Osman, Regjistrat Kishtarë, Defteri Kamame, nr. 8.

Share
Facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmail
  • tweet
Abstraktet e nr. 14 (167), janar, shkurt, mars 2016 Harmonia dhe bashkëjetesa ndërfetare në Shkodër

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Historia e personaliteteve shqiptare të Vilajetit të Janinës (1859-1909) I
    Historia e personaliteteve shqiptare...

    Feb 19, 2019 0

  • Eskatologji
    Eskatologji

    Feb 12, 2019 0

  • Globalizmi, dialogu, feja dhe metafizika
    Globalizmi, dialogu, feja dhe

    Feb 08, 2019 0

  • “Nji andërr e imja” nga Hafiz Ibrahim Dalliu
    “Nji andërr e imja” nga...

    Feb 04, 2019 0

Me shumë në këtë kategori
  • Historia e personaliteteve shqiptare të Vilajetit të Janinës (1859-1909) I
    Historia e personaliteteve shqiptare...

    Feb 19, 2019 0

  • Recensë mbi librin: “Krerët fetarë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në vilajetin e Kosovës (1878-1912)”  të historianit, Dr. Nuredin Ahmeti
    Recensë mbi librin: “Krerët...

    Jan 30, 2019 0

  • Shënimi i ditës së flamurit nga Komuniteti Mysliman Shqiptar më 1924
    Shënimi i ditës së flamurit nga...

    Nov 27, 2018 0

  • Në 95-vjetorin e Gjimnazit të Shtetit
    Në 95-vjetorin e Gjimnazit të Shtetit

    Nov 07, 2018 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

KMSH-Departamenti i Shkencave Islame Bedër, promovojnë dy libra në Seminarin VIII “Kur Librat flasin”

KMSH-Departamenti i Shkencave Islame Bedër, promovojnë dy libra në...

Feb 01, 2019 0

Departamenti i Shkencave Islame në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe Klubin Studentor “Mesazhi i Jetës”, në kuadër të vazhdimit...
Vjenë, Departamenti i Shkencave Islame, pjesë e Konferencës Ndërkombëtare të Teologjisë Islame në Europë

Vjenë, Departamenti i Shkencave Islame, pjesë e...

Jan 30, 2019 0

Zhvillohet Konferenca e II-të Ndërkombëtare në Studimet Islame ISCON “Roli i gruas në shoqërinë moderne sipas këndvështrimit Islam”

Zhvillohet Konferenca e II-të Ndërkombëtare...

Jan 11, 2019 0

Zhvillohet Simpoziumi i VII Akademik Ndërfetar  “Maria/Merjemi, si simbol i virtytit dhe i devotshmërisë”

Zhvillohet Simpoziumi i VII Akademik Ndërfetar ...

Dec 20, 2018 0

Studime

Historia e personaliteteve shqiptare të Vilajetit të Janinës (1859-1909) I

Historia e personaliteteve shqiptare të Vilajetit të Janinës...

Feb 19, 2019 0

nga Syrja bej Vlora Abstrakt Libri i Syrja bej Vlorës “Historia e personaliteteve shqiptare të Vilajetit të Janinës (1859-1909)” është një punim enciklopedik me vlera të...
Globalizmi, dialogu, feja dhe metafizika

Globalizmi, dialogu, feja dhe metafizika

Feb 08, 2019 0

“Nji andërr e imja” nga Hafiz Ibrahim Dalliu

“Nji andërr e imja” nga Hafiz...

Feb 04, 2019 0

Pikëpamjet filozofike të Vexhi Demirajt

Pikëpamjet filozofike të Vexhi Demirajt

Dec 11, 2018 0

Gjuhë-letërsi

“Nji andërr e imja” nga Hafiz Ibrahim Dalliu

“Nji andërr e imja” nga Hafiz Ibrahim Dalliu

Feb 04, 2019 0

“Nji andërr e imja” nga Hafiz Ibrahim Dalliu  (botohet për herë të parë nga revista shkencore “Zani i Naltë”) Hyrje nga Dr. Genti Kruja, Kryeredaktor i...
Disa tema dhe dilema rreth përkthimit të Kur’anit në gjuhën shqipe

Disa tema dhe dilema rreth përkthimit të...

Sep 26, 2018 0

Poemë satirike, që lexohet për vlerat semantike, gjuhësore e stilistike, artistike e letrare

Poemë satirike, që lexohet për vlerat...

Jan 15, 2018 0

Sociologji

Globalizmi, dialogu, feja dhe metafizika

Globalizmi, dialogu, feja dhe metafizika

Feb 08, 2019 0

nga Dr. Genti Kruja Kryeredaktor i Revistës Shkencore “Zani i Naltë” Abstrakt Sipas studiuesve të shkencave sociale, vlerat bazë të shekullit XXI janë modernizmi, pluralizmi,...
E vërteta shkencore mbi “të vërtetën” islamofobe

E vërteta shkencore mbi “të...

Nov 14, 2018 0

Harmonia dhe bashkëjetesa ndërfetare në Shkodër

Harmonia dhe bashkëjetesa ndërfetare në...

Feb 02, 2016 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë Nr. 25

Me te lexuarat

  • Thomas Michel dhe koncepti i dialogut nga këndvështrimi i një të krishteri
    Thomas Michel dhe koncepti i dialogut nga këndvështrimi i...

    Dec 09, 2014 2

  • Historia e personaliteteve shqiptare të Vilajetit të Janinës (1859-1909) I
    Historia e personaliteteve shqiptare të Vilajetit të...

    Feb 19, 2019 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Thomas Michel dhe koncepti i dialogut nga këndvështrimi i një të krishteri
    Thomas Michel dhe koncepti i dialogut nga këndvështrimi i...

    Dec 09, 2014 2

  • Historia e personaliteteve shqiptare të Vilajetit të Janinës (1859-1909) I
    Historia e personaliteteve shqiptare të Vilajetit të...

    Feb 19, 2019 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Historia e personaliteteve shqiptare të Vilajetit të Janinës (1859-1909) I
  • Eskatologji
  • Globalizmi, dialogu, feja dhe metafizika
  • “Nji andërr e imja” nga Hafiz Ibrahim Dalliu
  • KMSH-Departamenti i Shkencave Islame Bedër, promovojnë dy libra në Seminarin VIII “Kur Librat flasin”

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5 4
Copyright 2013 Zaninalte.al