Perditësimi i fundit December 3rd, 2019 1:28 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë PDF
  • Kontaktoni

Zani i Nalte

Te fundit

  • Historia e personaliteteve shqiptare të Vilajetit të Janinës (1859-1909) III
  • Gjithçka është pronë e Krijuesit
  • Ligjërimi që u bë gurkyç i fetarisë
  • Vjenë, Departamenti i Shkencave Islame, Bedër pjesë e Konferencës Ndërkombëtare mbi Edukimin Fetar në Shkolla
  • 16 nëntori – përvjetori i lirisë së besimit – E drejtë universale
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Edeb, jahu!

Jan 03, 2016 Zani i Nalte Editoriale 0


IMG_3220

Këto ditë, në realitetet intelektuale dhe shpirtërore të kryeqytetit të vendit tonë, ndodhën dy ngjarje krejtësisht të kundërta në rrezatimin dhe jehonën e tyre. Doli në qarkullim kolana prej 10 vëllimesh e përmbledhjes së revistës “Zani i Naltë”, (1923-1939), lajm që kryesisht kaloi në heshtje, si vetë heshtja e vlerave përballë përdaljes që mbizotëron për fat të keq në vendin tonë prej kohësh!?

Lajmi i dytë, që mori dhenë dhe u bë kryefjalë e shumë emisioneve televizive, kryeartikujve të gazetave, thashethemnajës pa fund në rrjetet sociale etj, ishte shpërndarja e çmimit “Lumo Skëndo” nga Ministria e Kulturës. (Çmimi Kombëtar i Bibliofilisë “Lumo Skëndo” i shërben vlerësimit dhe stimulimit të botimeve me vlera të spikatura bibliofilike e intelektuale).

Natyrshëm, nuk do të ndalem të diskutoj fare për pjesën e dytë, por duke marrë shkas prej saj, dua të ndaj me ju një shkrim të Lumo Skëndos, botuar në revistën “Zani i Naltë”, nr. 1, gusht, 1926, me titull: “Edeb, jahu!”.

Ja si e nis shkrimin e tij autori: “Nji fé naltërohet, nderohet dhe respektohet me naltësinë, me nderin dhe me respektin që ka ay popull për vedin e vet. Pa dyshim që feja sa do e vërtetë dhe e shejtë të jetë, gjendet në nji shkallë t’ulët të qytetnimit, kur ay popull nuk ka ment të marri një shkëlqim në jetën shoqnore.

Nji prej shenjat e naltrimit shoqnuër është edhe edebì, terbieja, sjellja e mirë. Këto dy çillsie e shquajnë njerinë prej shtaze.

Shqyptari mysliman e ka për detyrë të sillet mirë, me terbije dhe edeb që të nderohet vetë dhe kështu t’i japë respekt dhe nderim fesë që ka, për ndryshe çdo faj i tij do të kujtohet si e mbetë e besimit, sikur e urdhënon besimi.

Këtë parathanje m’a kanë inspiruer disa ndollina që kam vrejtur në rrugat e Tiranës: …”

Dhe autori vijon të tregojë për tri ngjarje, ku ka dëshmuar shthurrjen morale dhe mungesën e edukatës dhe të etikës në komunitet.

Në rastin e parë shkruan: “Kujtoj se njeriu në shtëpië të vet ose në nji vend të mbyllun që shpesh rrëfehet me dy zero, ka ndoshta të drejtë që të bëjë çë do, jo në mes të rrugës se atëhere del nga radha e njeriut të qytetnuem dhe bâhet i egër ose shtazë”

Në rastin e dytë, trajton përhapjen në masë të sharjeve në mesin e të rinjve. Thekson se: “Të shartë dëfton tri sende, tri sëmundje: 1. Ose njeni që përdorë fjalë të ndyra dhe të liga, është nji njeri i lik me zemër të keqe, pa dhimpshuri dhe naltësi shpirti. 2. Ose ka një edukatë harbute i rritun me njerëz pa arsim dhe pa delikatesë. 3. Ose është indiferent, nuk ve re çë thotë, nuk shquen të mirën nga e keqja, rron si nji drû, si nji dhí e egër, vetëm me lumtërin e nevojës dhe të dëfrimit t’ultë… S’do harruar kurr se sjellja e mirë, politesa, hollësija e ndjenjavet rrëfejnë respektin që ka njeriu për vehten e tij dhe sedrën përkundrejtë dignitetit.”

Në rastin e tretë, ai ndalet tek përhapja në masë e alkoolit dhe dëfrimeve “trashanike”, siç i quan autori. Shkruan: “Kam dëgjuar shpesh herë, nji mik, të më thotë: “Shiko këta të mjerë ideali i tyne nuk ngjitet mâ nalt se nga çitjanet e jevgeve!” Fjalë të hidhta që duhet të na bâjnë të mejtohemi, se në vaftë kështû do të forcohet nji idé të thonë bota se shqyptari mysliman s’ka zotsì për ideal të naltë për jetë morale dhe shoqnore; kënaqet me rrojtje të zezë, me defrim të poshtër, pa-kulturë, pa-arsim, pa-qytetnim; nuk imiton shemblla të mira, nuk sheh anën e bukur të jetës, me gjansië intelektuale, si i ka hije nji populli të përparuar…”

Dhe, u ndala pak, hodha sytë përreth realiteteve tona të zhurmshme, shthurrjes morale dhe nxitjes së rinisë drejt alkoolit dhe dëfrimeve “trashanike”, (si ato që organizojnë bashkitë tona me rastin e “festave të fundvitit”) etj., pa fund. Pastaj ktheva kokën nga emri i Lumo Skëndos, mbi një çmim ministror në fundvitin që sapo kaloi… Ngjante me një vrimë të madhe shtazarake, përreth së cilës silleshin personazhe publike, thirreshin: “Elita e çitjaneve“! Ngjanin shumë me personazhet e Lumo Skëndos, këtu e 90 vite më parë.

Ndërkohë ai, në madhështinë e heshtjes së tij, tundte kokën në shenjë habie… Nuk bëhej fjalë  më për “gjansië intelektuale, si i ka hije nji populli të përparuar…”

Vështronte i habitur. I rrethuar nga neveria dhe zhgënjimi, tha vetëm një fjali të shkurtër:
“Edeb, jahu!” dhe u largua në heshtjen e tij…
Nuk e di a dëgjoi kush apo jo…

Imam Muhamed B. Sytari
Myfti i Zonës Shkodër
 
Shkodër, 3 janar 2016

Share
Facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmail
  • tweet
Shqipëria, një shembull i bashkëjetesës ndërfetare në Evropë Rëndësia e analogjisë në jurisprudencën islame

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Historia e personaliteteve shqiptare të Vilajetit të Janinës (1859-1909) III
    Historia e personaliteteve shqiptare...

    Dec 03, 2019 0

  • Gjithçka është pronë e Krijuesit
    Gjithçka është pronë e Krijuesit

    Dec 02, 2019 0

  • Ligjërimi që u bë gurkyç i fetarisë
    Ligjërimi që u bë gurkyç i

    Nov 21, 2019 0

  • Vjenë, Departamenti i Shkencave Islame, Bedër pjesë e Konferencës Ndërkombëtare mbi Edukimin Fetar në Shkolla
    Vjenë, Departamenti i Shkencave...

    Nov 20, 2019 0

Me shumë në këtë kategori
  • Gjithçka është pronë e Krijuesit
    Gjithçka është pronë e Krijuesit

    Dec 02, 2019 0

  • 16 nëntori – përvjetori i lirisë së besimit – E drejtë universale
    16 nëntori – përvjetori i...

    Nov 19, 2019 0

  • H. Skender Bruçaj mban fjalën në Këshill të Përgjithshëm
    H. Skender Bruçaj mban fjalën në...

    Mar 02, 2019 0

  • Në 95 vjetorin e Kongresit të I-rë Mysliman Shqiptar
    Në 95 vjetorin e Kongresit të I-rë...

    Nov 13, 2018 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Vjenë, Departamenti i Shkencave Islame, Bedër pjesë e Konferencës Ndërkombëtare mbi Edukimin Fetar në Shkolla

Vjenë, Departamenti i Shkencave Islame, Bedër pjesë e Konferencës...

Nov 20, 2019 0

Në datat 15-17 nëntor 2019 është mbajtur në Universitetin e Vjenës në Austri, Konferenca Ndërkombëtare “Feja në Shkolla”. Konferenca e iniciuar nga Instituti i Teologjisë...
Riakreditohen me 5 vjet programet e studimeve Bachelor dhe Master në Shkencat Islame, Bedër

Riakreditohen me 5 vjet programet e studimeve...

Nov 13, 2019 0

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë merr pjesë në Asamblenë e X Botërore “Fetë për Paqen” në Gjermani

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë merr pjesë...

Sep 09, 2019 0

Departamenti i Shkencave Islame, Bedër zhvillon shkollë vere në Vjenë

Departamenti i Shkencave Islame, Bedër zhvillon...

Jul 31, 2019 0

Studime

Ligjërimi që u bë gurkyç i fetarisë

Ligjërimi që u bë gurkyç i fetarisë

Nov 21, 2019 0

Në foto: Kristo Thanas, Imam Vehbi Ismaili, Fan S. Noli, Baba Rexhebi, Anthony Athanas, Boston, SHBA, 1959.  nga Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi Dekan i Fakultetit të Shkencave...
Analizë e veprës së H. Ali Krajës, “A duhet feja, a e pengon bashkimin kombëtar”

Analizë e veprës së H. Ali Krajës, “A...

Nov 11, 2019 0

Recensë mbi librin “Tarikati Halveti te Shqiptarët” të studiuesit Dr. Alban Dobruna

Recensë mbi librin “Tarikati Halveti te...

Nov 08, 2019 0

Pena dhe fyelli

Pena dhe fyelli

Oct 22, 2019 0

Gjuhë-letërsi

Ligjërimi që u bë gurkyç i fetarisë

Ligjërimi që u bë gurkyç i fetarisë

Nov 21, 2019 0

Në foto: Kristo Thanas, Imam Vehbi Ismaili, Fan S. Noli, Baba Rexhebi, Anthony Athanas, Boston, SHBA, 1959.  nga Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi Dekan i Fakultetit të Shkencave...
“Nji andërr e imja” nga Hafiz Ibrahim Dalliu

“Nji andërr e imja” nga Hafiz...

Feb 04, 2019 0

Disa tema dhe dilema rreth përkthimit të Kur’anit në gjuhën shqipe

Disa tema dhe dilema rreth përkthimit të...

Sep 26, 2018 0

Sociologji

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në dialog ndërcivilizues

Shtegdalja midis civilizimeve të mileniumit tonë, nga përplasja në...

May 16, 2019 0

nga Prof. Dr. Fadil Maloku, Universiteti i Prishtinës Pas tmerrit dhe lemerisë që përjetuan qytetarët e Nju Jorkut, nga ana e terroristëve të Osama Bin Ladenit, kurse tani, si...
Rëndësia e dialogut ndërfetar në marrëdhëniet ndëretnike të shoqërisë së Maqedonisë

Rëndësia e dialogut ndërfetar në...

Feb 23, 2019 0

Globalizmi, dialogu, feja dhe metafizika

Globalizmi, dialogu, feja dhe metafizika

Feb 08, 2019 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë Nr. 25

Me te lexuarat

  • Thomas Michel dhe koncepti i dialogut nga këndvështrimi i një të krishteri
    Thomas Michel dhe koncepti i dialogut nga këndvështrimi i...

    Dec 09, 2014 2

  • Historia e personaliteteve shqiptare të Vilajetit të Janinës (1859-1909) III
    Historia e personaliteteve shqiptare të Vilajetit të...

    Dec 03, 2019 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

  • Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim
    Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

    Jul 06, 2013 0

  • nga Prof. Dr. Ferit Duka
    nga Prof. Dr. Ferit Duka

    Jul 06, 2013 0

  • nga Besnik Mustafaj
    nga Besnik Mustafaj

    Jul 08, 2013 0

  • nga Dr. Agron Tufa
    nga Dr. Agron Tufa

    Jul 11, 2013 0

Më të lexuarat

  • Thomas Michel dhe koncepti i dialogut nga këndvështrimi i një të krishteri
    Thomas Michel dhe koncepti i dialogut nga këndvështrimi i...

    Dec 09, 2014 2

  • Historia e personaliteteve shqiptare të Vilajetit të Janinës (1859-1909) III
    Historia e personaliteteve shqiptare të Vilajetit të...

    Dec 03, 2019 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Historia e personaliteteve shqiptare të Vilajetit të Janinës (1859-1909) III
  • Gjithçka është pronë e Krijuesit
  • Ligjërimi që u bë gurkyç i fetarisë
  • Vjenë, Departamenti i Shkencave Islame, Bedër pjesë e Konferencës Ndërkombëtare mbi Edukimin Fetar në Shkolla
  • 16 nëntori – përvjetori i lirisë së besimit – E drejtë universale

Na ndiqni ne Facebook

Gallery

1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5 4
Copyright 2013 Zaninalte.al